Elita Rudi pret të bëhet nënë dhe është shumë e komentuar gjatë kësaj periudhe për shkak të pritjes së ëmbël. Ajo poston herë pas herë foto në rrjetet sociale ku bie në sy barku I rrumbullakosur.
Ditën e sotme Elita ka publikuar një foto tjetër ku tregon se jo gjithçka është e thejshtë gjatë kësaj periudhe. “Jo çdo ditë e shtatzënisë është e lehtë, por çdo ditë më sjell pranë teje bebo ime,”- shkruan Elita krahas fotos ku shihet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë bezhë dhe një pellush ngjyrë kafe.
Foto e publikuar nga Elita Rudi
Ajo që bie gjithashtu në sy është që e ka vënë dorën mbi barkun e rrumbullakosur dhe ambjenti përreth është dekoruar për festat e fundvitit.