Elitë pas 9 vitesh? Mërgjyshi, trajneri i fundit që drejtoi Dinamon në Superligë: Kur ramë përjetuam dhimbje të madhe (VIDEO)

Artan Mërgjyshi është trajneri i fundit që ka drejtuar Dinamon në Superligë.

‘Kampionati ishte shumë e vështirë për vetë faktin se aty ndodhën të gjitha peripecitë kundër Dinamos. Ishte periudha kur iu morën ambientet e stërvitjes, nuk kishte mbështetje financiare, nuk kishte organikë dhe ishte një problematic shumë e madhe. Unë kam drejtuar nga janari në vazhdim atë sezon kur ishte me -2 pikë për shkak të një dënimi nga FSHF,’-tha Mërgjyshi.

Aktualisht nëndetësja është shumë pranë rikthimit pas 9 vitesh në kategorinë e parë. Në fundjavë mjafton të fitojë kundër Vorës për të siguruar matematikisht ngjitjen, por Mërgjyshi rikthehet edhe njëherë pas duke rikujtuar dhimbjen që shkaktoi rënia atë sezon.

‘Ndeshja me Vllazninë na dha vetëm goditjen përfundimtare, por deri në atë kohë jemi mbajtur me sforco dhe sakrifica të mëdha. Ato djem në atë kohë kanë bërë një kampionat të jashtëzakonshëm, por dhimbjen më të madhe e përjetuan se një Dinamo nga -2 pikë shkuam në 18 pikë dhe arritëm që të futeshim në lojë, por ishte thuajse e pamundur sepse kishim shumë faktorë kundër. Më kryesorja ishte se nuk kishim as mbështetje financiare, por edhe morale nga ana e presidencës që e lëshoi Dinamon,’-shprehet Mërgjyshi.

Dinamos i duhet shumë pak, por ndërkohë Egnatia është ekipi i parë që ka siguruar ngjitjen në Superligë sezonin e ardhshëm.

‘Përveç lojtarëve të mirë donatorët kanë investuar edhe në infrastrukturë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Duke njohur seriozitetin e drejtuesve dhe stafit teknik besoj që Egnatia nuk do jetë një ekip kalimtar në superiore, por shumë serioze dhe do lejë shenjë në elitën e futbollit shqiptar,’-tha ai.

Përsa i përket luftës për titull këtë sezon në Superligë Mërgjyshi sheh Partizanin si më të avantazhuar.

‘Më të avantazhuar deri diku shumë Partizanin për formën e mirë që po kalon në këto momente. Është skuadra më sulmuese, që garanton më shumë lojë, është fizikisht mirë. Të gjitha këto i japin një plus shumë të madh,’-deklaroi Mërgjyshi.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët