Ekipi kombëtar U-17 mori humbjen e dytë në “Elite Round” minimalisht 1-0 kundër Anglisë.

Të premten në ndeshjen e dytë të grupit për eliminatoret e Kampionatit Evropian (Elite Round) ekipi kuqezi ka zhvilluar përgjithësisht një ndeshje pozitive, por është ndëshkuar në minutën e 49 nga Brown.

 Të besuarit e trajnerit Mustedanagic reaguan pas golit duke kërkuar barazimin, por  rezultati nuk ndryshoi.

Kjo ishte humbja e dytë e kombëtares U-17 në këtë turne pas asaj me Italinë. Takimin e fundit djemtë tanë do ta zhvillojnë kundër vendasve të Republikës Çeke me 31 mars ora 17:00.


d.b/shqiptarja.com