Tiranë - Ministrja e Kulturës të Republikës së Maqedonisë, Elizabeta Kançeska-Milevska, gjatë ditës së sotme në Vevçan, ka lëshuar në përdorim dyqanin për shitjen e suvenireve dhe llojeve të ndryshme të materialeve promovuese kulturore-turistike.
Ky objekt montues është pjesë nga projekti i Ministrisë së Kulturës për përpilimin, vendosjen dhe funksionimin e njëzet objekteve të unifikuara montuese-çmontuese të parapara për këtë qëllim.
Sic paralajmëroi ministrja e Kançeska-Milevska, në këtë objekt montues të gjithë vizitorët e Vevçanit, posaçërisht derisa mbahet karnevali i Vevçanit, do të kenë mundësi të shkëlqyer të blejnë materiale promovuese kulturore-turistik që do ta marrin me vete si suvenir autentik nga ky vend dhe nga Republika e Maqedonisë.
Pesëmbëdhjetë objekte të tilla, siç theksoi  ajo, veçmas janë vendosur në Shkup, Manastir, Ohër, Dojran, Resnjë, Berovë, Krushevë, Manastir, Stobi, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, ndërsa mbeten të promovohen edhe pesë objekte montuese në Shtip, Prilep, në vendkalimin kufitar Tabanocë dhe Deve Bair, s dhe një objekt në Shkup, dhe keshtu projekti do te realizohet edhe tërësisht./ATSH/