Eljo Hyska kryetari i ri i Forumit
Rinor Eurosocialist të Shqipërisë

Eljo Hyska kryetari i ri i Forumit<br />Rinor Eurosocialist të Shqipërisë
Eljo Hyska është zgjedhur kryetari i ri i FRESSH. Pas votimit dhe numërimit në të gjithë vendin ditën e djeshme Eljo Hyska ka arritur që të fitojë garën përballë 7 kundërshtarëve të tjerë.
 
Eljo Hyska arriti që të marrë 10182 duke lënë pas me një diferencë të thellë me mbi 2 vota Shpati Kolgegën.
 
Hyska dhe Kolgega ishin në garë deri në qarkun e fundit të numëruar, ndërsa në vendin e tretë u rendit Elsamed Mukaj me vetëm 2742.
 
Eljo Hyska do të zërë vendin e Joleza Kokës. Vendi i dytë dhe i tretë, përkatësisht Shpati Kolgega dhe Elsamed Mukaj do të jenë nën-kryetarët e forumit, ndërsa 5 kandidatët e tjerë në garë do të jenë pjesë e Kryesisë.

Zhvillimet nga zgjedhjet në FRESSH 

Ora 07:50 Eljo Hyska është kryetari i ri i FRESSH
Eljo Hyska është kryetari i ri i FRESSH. Pas votimit dhe numërimit në të gjithë vendin ditën e djeshme. Eljo Hyska ka arritur që të fitojë garën përballë 7 kundërshtarëve.
 
Eljo Hyska arriti që të marrë 10182 duke lënë pas me një diferencë mbi 2 vota Shpati Kolgegën.
 
 
Rezultati i nxjerrë nga KQZ
1- Eljo Hyska 10182
2- Shpati Kolgega 7706
3- Elsamed Mukaj 2742
4- Marinela Rukia 1522
5- Erjo Mile 1323
6- Jonida Spaho 527
7- Ana Abdi 462
8- Ermal Petushi 387

Rezultatet në të gjithë vendin
Eljo Hyska
Ora 23:00 Rezultatet në disa qarqe 
Pas numrit të afro gjysmës së votave, Kolgega dhe Eljo Hyska janë në garë kokë më kokë për fitoren. Pa u numëruar Tirana, Lezha dhe Fieri, Hyska kryeson me mbi 1300 vota, pasi ka 6699 vota, ndërsa Kolgega 5321 vota.
FRESSH
FRESSH
FRESSH
FRESSH

fresh

Ora 20:00 Në Kukës fiton Shpati Kolgega
Deri tani ka përfunduar numërimi në Kukës, ku fitues është shpallur Shpati Kolgega me 96 vota, ndërsa në vendin e dytë Erjon Mile me 64, e treta Marinela Rukija me 47 vota.
fresh
Ora 19:00 U mbyll votimi në të gjitha qendrat për kryetarin e FRESSH

Ora 14:00 Berat, votojnë 657 të rinj,Anila Agalliu: Risi jo vetëm në PS, por dhe në politikën shqiptare
Zgjedhjet për kryetarin e ri të FRESH-it dhe delegatët për në kongresin e këtij forumi po zhvillohen sot dhe në Qarkun e Beratit.

Të rinjtë socialist të bashkisë së Beratit po votojnë për të zjgedhur emrin e ri të kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Socialiste, por dhe për 29 delegatët që do të përfaqësojnë këtë bashki në kongresin e forumit.

Për qytetin e Beratit votohet sot për të zgjedhur 19 delegatë, katër delegatë do të përfaqësojnë Njësinë Administrative Otllak, tre delegatë Njësinë Administrative Velabisht, dy delegatë Njësinë Administrative Sinjë dhe një delegatë do të përfaqësojë Njësinë Administrative Roshnik.

Proçesin e zgjedhjes së kreut të ri të FRESH-it e ndoqën nga afër drejtues të degës së kësaj partie si dhe deputetja Anila Agalliu.

Ajo u shpreh se 657 anëtarë të rinj të kësaj partie votojnë sot për të zgjedhur kreun e ri të forumit dhe delegatët në një proçes, i cili për herë të parë dhe drejtuesin e forumit të të rinjve e zgjedh sipas parimit “një anëtar një votë” dhe kjo është padyshim një risi jo vetëm për PS, por dhe politikën shqiptare”. 



Ora 13:40 Elisa Spiropali:Ftoj të gjithë të rinjtë e Partisë Socialiste që të bëhen pjesë e procesit
Forumi Eurosocialist i Shqipërisë zgjedh sot Kryetarin e saj  me parimin ‘një anëtar një votë’. Procesi i nisur që në orët e para të mëngjesit në të gjithë Shqipërinë vijon i qetë dhe deri më orën 13:00 pjesëmarrja në votime ka qenë mbi 30%.

Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali në një dalje publike nga selia rozë ka deklaruar se procesi po vijon normalisht dhe pas gjithë asaj fushate spektakolare që kandidatët kanë bërë kudo, tashmë është radha e anëtarësisë të zgjedh më të mirin nga 8 kandidatët në garë për kreun e FRESSH.

Ajo i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të marrin pjesë në këto zgjedhje, që i ka cilësuar si një festë për demokracinë. Procesi i votimit do të mbyllet në orën 19:00.



Prononcimi  i Sekretares për Rininë, Elisa Spiropali:  
"U hap sot procesi i votimit në orën 07:00 të mëngjesit në të gjithë Shqipërinë, për garën e FRESSH. Votimi do të zgjasë deri më 19:00. Deri më tani çdo gjë ka shkuar shumë qetë. Ka qenë një ditë shumë e mirë për pjesëmarrjen e të rinjve në politikë të Forumit Rinor Eurosocialist. Janë 42.000 anëtarë  të certifikuar nga KQZ e FRESSH në Partinë Socialiste, për të votuar drejtuesin dhe ekipin e tyre drejtues. Për të herë të parë, ky parim “një anëtar, një votë” aplikohet në një forum rinor politik shqiptar dhe i jep mundësinë çdo të riu pjesëmarrës në politikën e Partisë Socialiste të jetë pjesë e vendimmarrjes. Në të gjitha qendrat e votimit procesi ka shkuar mirë. Tani është hapur edhe në Kallmet. Për shkak të përmbytjes, aty ka patur vështirësi, por më në fund është hapur. Ne i bëjmë thirrje të gjithë të rinjve nga çdo qytet, nga çdo cep i Shqipërisë, që janë anëtarë të FRESSH, të marrin pjesë në këto zgjedhje, sepse është një festë për demokracinë. Pas gjithë asaj fushate spektakolare që kandidatët kanë bërë kudo, në të gjitha qarqet e Shqipërisë dhe në finalen e madhe, janë gati për të votuar. Mos ta humbasin këtë mundësi, e cila është një dëshmi e qartë e demokracisë brenda Partisë Socialiste, por edhe e ndryshimit që FRESSH ka bërë gjithmonë në politikën shqiptare.Faleminderit!

Ora 13:00 Procesi i votimit në Shkodër, probleme me dublimet e emrave
Rreth 1000 anëtarë të Forumit të Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë në Shkodër  do i drejtohen kutive të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të FRESSH.
 
Sipas kreut të PS-së në Shkodër Arvit Osja, i gjithë procesi po vijon normalisht ndërsa pjesëmarrja ka qenë e kënaqshme.
 
Antarët e FRESSH, nga Shkodra, Malësia e Madhe dhe Vau Dejes kanë votuar pranë selisë rozë në Shkodër.

I vetmi problem i hasur ka qënë dublikimi i emrave në lista, që sipas anëtarëve të komisionit zgjedhor kanë qenë jo të pakët. 



  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?

Mero Baze: Përse Berisha iu gjunjëzua Damianit?