Elon Musk i kujdesshëm për paraqitjen, kirurgu: Ka shpenzuar 172 mijë dollarë për operacione plastike për t'u dukur më i ri

Elon Musk i kujdesshëm për paraqitjen, kirurgu: Ka shpenzuar 172 mijë dollarë për operacione plastike për t'u dukur më i ri

Elon Musk

Emri i Elon Musk nuk ka të ndalur së shfaquri në media, për shkak të politikës së re që ka vendosur në Twitter dhe për mënyrën e menaxhimit të platformës.

Informacionet e fundit madje thonë se ai dëshiron të heq dorë nga drejtimi i tij. Tani për tani, pronari multimiliarder i platformës së rrjeteve sociale po kryen sondazhe duke i kërkuar publikut të ndihmojë në vendosjen nëse duhet të largohet , me 57% të rreth 17 milionë përdoruesve të faqes që votuan duke dhënë një përgjigje pozitive.

Musk së fundmi është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të një kirurgu plastik, Richard Westreich, i cili pretendon se duke parë fytyrën e tij, ai mund të shohë se Musk ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë për operacione plastike për të eliminuar njollat në fytyrën e tij, për të rregulluar pjesë të trupit të tij si dhe mbjelljen e flokëve.

“Ngritja e mundshme e qafës së tij mund të kushtojë rreth 60 mijë dollarë. Ekziston mundësia që i është mbushur edhe hapësira poshtë syve, që në thelb është një transferim dhjami. Kjo duhet t'i ketë kushtuar atij 10,000 dollarë. Flokët e Elon Musk duket se janë ndryshuar të paktën katër herë gjatë viteve, gjë që do të kushtonte rreth 40,000 dollarë “, tha kirurgu për “The Sun”.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 26/12/2022 16:38

    Mu habite noshte ka marr naj kredi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë