Elsa Hastad do të jetë ambasadorja e re e Suedisë në Tiranë pas përfundimit të mandatit të paraardhësit të saj Johan Nidsi.
Ajo njoftoi në profilin e saj për lajmin me anë të një fotoje. Paraardheësi i saj Johan Nidsi bashkë me ambasadoren kanë dalë së bashku me flamurin suedez në dorë, ku 49-vjecarja e tërheq nga vetja, ndërsa ish ambasadori Nidsi nuk e lëshon, një foto jashtë protokollit zyrtar.
Vetë Elsa Hastad shkruan se është dita e saj e parë si ambasadore e Suedisë në Shqipëri. “Falemnderit paraardhësit tim fantastik Johan Ndisi. Mezi pres të punoj me kolegët e mi të rinj” shkruan ambasadorja.
E lindur në 1970, aktiviteti i saj ka qenë i orientuar tek të drejtat e njeriut, ndërkohë që ka një trashëgimni të pasur politike nga ana e familjes së saj. Ka punuar me të drejtat e njeriut që në 1997, më shumë në ish-bashkimin Sovjetik dhe nga 2008 dhe në Vietnam. Nga viti 1999 ka punuar me projektin SIDA. Ka punuar gjithashtu në Kenia, Taxhikistan dhe Kirgistan. Në 2006 ka marrë nga Rusia Medaljen e Meritave për bashkëpunimin e gjatë me Rusinë.