Xhani Shqerra është  i ftuari special tek  kënga “Pranë teje dua të jem”  i këngëtares Eltina Minarolli.

Një version unplugged, zë e kitarë në një interpretim live shumë emocional, kjo këngë do të shoqërohet  me një klip, i cili do publikohet së shpejti nga “Sebastian Production”. 

Eltinën kemi patur kënaqësinë ta ndjekim në livet e programeve të Top-Channel, ndërsa Xhanin e presim të na rikthehet me pasionin e tij të vjetër pas eksperiencës së bukur në “Kërce me yjet”!

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)