Elton Deda elektrizon publikun:
“I lodhur jam nga diktatura”

Elton Deda elektrizon publikun:<br />“I lodhur jam nga diktatura”
Kantautori Elton Deda elektrizoi publikun mbrëmjen e së premtes në festivalin Bunk’Rock. Me perfomancat e tij dhe me një humor bashkëbisedues, ai u shpreh se skena  e Kuvendit në muzeun Bunk’Art është magjike.

Mes duartrokitjeve, emocioneve dhe vallëzimeve Elton Deda ka performuar në sallën e kuvendit në Bunk’Art 1 një repertor me hite te njohura të tijat dhe pjesë të zgjedhura nga muzika botërore.

“Sot kemi djem dhe vajza me tatuazhe që në vitet 80 do ua grinin copa-copa mishin se kishin bërë ato tatuazhe”, është shprehur Deda. 

Bukur ka tingëlluar kënga e “Minatorit”, ku vargjet e saj “I lodhur jam nga diktatura dhe nga pushteti i proletariatit” krijonin një jehonë fantastike në ngrehinën pesëkatëshe të bunkerit pesëkatësh antibërthamor.

Festivali realizohet me mbështetjen e bashkisë së Tiranës dhe shoqatës “Ura”

Në festivalin Bunk’Rock kishte jo vetëm shumë të rinj, por edhe mosha 50-60-vjeçare. Pjesëmarrja për secilin ka një arsye të veçantë. Ata admirojnë këngëtarin, por vlerësojnë në mënyrë të veçantë muzeun Bunk’Art.
 
“Ne jemi suporti i koncertit dhe për ata që nuk kanë qenë ndonjëherë i ftojmë sepse është një eksperiencë vërtetë e bukur”.
 
“Një koncert brenda Bunk’Artit është një diçka e veçantë që s’ndodh ndonjëherë, Elton Deda është një nga korifetë e rock-ut në Shqipëri”.
 
“Kemi ardhur rreth 20 veta, është vendi shumë i bukur e shumë interesant që po fillon të aktivizohet dhe të hapet për publikun e gjerë. Është vërtetë shumë speciale”.
 
“Jemi shumë të lumtur për këtë organizim pasi mendoj se është një ndër aktivitetet që i mungon kryeqytetit shqiptar ndryshe nga qytete tjera nëpër Europë qoftë edhe në Ballkan. Kështu që e vlerësojmë shumë këtë aktivitet dhe ide dhe shpresojmë që të jenë të përjavshme pse jo edhe gjatë javës që të rinjtë të kenë edhe një alternativë për të kaluar kohën, kështu që përgëzime organizatorëve”.
 
“Është interesante që një festival roku organizohet pikërisht tek Bunk’Art që simbolizon periudhën e komunizmit që ndalonte muzikën rock për të rinjtë”.

 
“Është hera e dytë qe vi në Bunk’Art dhe doja të shtoja se për të huajt sidomos është shumë interesante dhe përthith goxha turizëm siç është edhe një mundësi zhvillimi për Tiranën”, shprehen pjesëmarrësit.

“Vij për herë të parë në Shqipëri dhe mësova për të shkuarën e diktaturës që është në këtë muze. Natyrisht kam shumë dëshirë ta vizitoj. Kur mësova se është edhe një koncert këtu mendova se jam me fat që të përjetoj gjera kaq interesante ne vendin tuaj dhe të argëtohem”, shprehet një turist amerikan që vjen për herë të parë në Shqipëri.
 
Pas këtyre performancave festivali Bunk’Rock do te mbahet sërish më 27 janar me pjesëmarrjen e grupit “Asgjë sikur Dielli”.

[gallery]20678[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre