Elton Deda: “Rockstock”
rikthen muzikën cilësore

Elton Deda: “Rockstock”<br />rikthen muzikën cilësore
Prej mëse 100 vjet, Rock’N Roll ka qenë muzika që ka shprehur revoltën ndaj padrejtësive, sistemeve të gabuara dhe ka dhënë mesazhe të fuqishme dashurie, miqësie dhe mbi të gjitha, paqeje mes njerëzimit. Këtë herë, vjen në Tiranë nën organizimin profesional të Elton Dedës dhe Erjon Zaloshnjës, një festival ky i përmasave të mëdha.

Për “Shqiptarja.Com” kantautori Elton Deda rrëfen qëllimin që kjo nismë duke kthyer në vëmendje të publikut muzikën cilësore. “Ndër disa qëllime fisnike që mbart në vetvete kjo ngjarje e madhe muzikore, “Rockstock Festival” prioritet ka krijimin e lidhjeve të forta mes muzikës dhe publikut, duke miqësuar muzikantët me audiencën që do të jetë e pranishme më datë 5, 6, 7 qershor.

Pra, “Rockstock Festival” nuk do jetë një event vetëm për muzikantët, por edhe për publikun që do e ndjekë atë, sepse përmes mesazheve që transmeton muzika rock ne jemi të bindur që në këtë maratonë muzikore do të shohim edhe një maratonë tjetër, atë të miqësive të reja që do çohen më tej”, thekson Deda. Ajo çka e bën të jashtëzakonshme këtë nismë sipas Elton Dedës, është fryma që do të përcjellin për tri netë këngëtëratë nga të gjithë trevat shqipëfolës.

“Fryma e Rockstock Festival rikthen në vëmendjen tonë muzikën cilësore, ikonat e rock-ut shqiptar, përcjell mesazhe miqësie, si dhe kriticizëm për anti-vlerat, etj.. Por, mbi të gjitha, mesazhi përmbledhës i Festivalit është bashkimi i shpirtrave njerëzorë, duke u munduar që të mbushim boshllekun dhe zhgenjimet që shoqëria sot prodhon. Kjo është fryma që eventi Festival sjell tek dashamirësit tanë, duke rilindur automatikisht në vendin tonë vlerat e muzikës rock”.

Tre netë maratonë mbushur me argëtim, surpriza, miqësi, kulturë, dhe mbi të gjitha, muzikë e kualitetit të lartë. Në një skenë gjigande me efektet më të mira (ndriçim me robotë, teknologji Led dhe Led Display) do të performojnë bandat më të mira rock të trevave shqiptare, dhe i ftuar special një artist i rangut ndërkombëtar, Ian Paice & Moonstone Project (ex-Deep Purple).

Jo vetëm kënaqesi, por edhe informim dhe edukim i publikut mbi historinë e Rocku-t në Shqipëri, që do të realizohet nëpërmjet dokumentarit “Albanian Rock Anthology”. Një risi tjetër për vendin tonë, për të cilën do të jemi dëshmitare, është “Hall of Fame”, ku kontribuesit më të mëdhenj të muzikës shqiptare do të lënë gjurmët e tyre.


elton deda

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print

Redaksia Online.
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve

Formacioni/ Sylvinho me dilema, ja si luan Kombëtarja në Ligën e Kombeve