Elvana Gjata ka publikuar klipin më të fundit të këngës 'Love Me', një bashkëpunim me këngëtarin Bruno dhe sigurisht, prodhim i kompanisë Three Dots Production.

Xhirimet e klipit janë realizuar në Prizren dhe klipi është filmuar nga një aparat celular, metodë kjo e përdorur edhe nga këngëtarë të tjerë të huaj.

Elvana në klip luan rolin e një ciganeje, ndersa Bruno i bie kitares dhe të dy duket se argëtohen teksa luajnë e kërcejnë bashkë, apo bëjnë selfie nga telefoni.

Kënga supozohet të argëtojë dëgjuesit dhe t'i 'sjellë në qejf'. Teksti është i thjeshtë dhe kënga do të jetë e 'përtypshme' nga të gjithë.

Hit veror ose jo, kjo mbetet për t'u parë, por padyshim që ky ka qenë qëllimi.