Elvana Gjata: Kisha 10 vite pa shëtitur në Tiranë, sa e bukur është bërë

Elvana Gjata: Kisha 10 vite pa shëtitur në Tiranë, sa e bukur është bërë

Këngëtarja Elvana Gjata shëtit në kryeqytet pas 10 viteve viziton edhe Bunk'Art 2

Vitet e fundit jemi mësuar që të shohim personazhet VIP të publikojnë në rrjetet sociale foto vetëm nga qytetet evropiane. Por zhvillimi dhe transformimi që ka pësuar Tirana kohët e fundit, ka bërë që ky trend të ndryshojë dhe tashmë të gjithë personazhet e njohur të postojnë në profilin e tyre një foto nga rrugët apo sheshet e kryeqytetit.

Edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata bëri një postim sot në Instagram duke publikuar foto me motrën e saj në rrugët e Tiranës, ndërsa ka vizituar edhe Bunk’Art. Ajo nuk heziton që të shprehet e emocionuar me qytetin ku u rrit. 

Për fat të keq nuk bëj më shëtitje në qytetin tim. Hera fundit ka qenë rreth 10 vite më parë, edhe pse jetoj këtu. Të shoh qytetin tim duke ecur është një ndjenjë kaq e bukur! Mu mbushën sytë me lot për kohën kur nuk kisha përgjegjësi, por vetëm detyra shpie.

Elvana Gjata

shkruan tekstualisht Elvana e cila i bën tag motrës Migena Gjata. Dy bukuroshet shfaqen me syze dielli dhe të veshura plot stil duke shëtitur në Tiranë.

( Këngëtarja, Elvana Gjata  shëtitje me motrën në Tiranë )


 

33/3
/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • U shtua nje lulishte 3 m2: 31/03/2018 18:47

    Ik mi, edhe ti me politike

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!

Kimete Berisha: Gruaja misterioze!