Elvana Gjata 'lë nam', shkon në plazh e pispillosur dhe me taka (FOTO)

Këngëtarja Elvana Gjata u pa në festivalin e Kanës e shoqëruar nga miku i saj Ermal Mamaqi. Pas ceremonisë së kalimit në tapetin e kuq, këngëtarja ka preferuar të shijojë disa momente buzë detit.

Këtë herë ajo ‘ka lënë nam’ përpara fansave pasi ka zgjedhur një mënyrë aspak të përshtatshme për të shkuar në palzh. Këngëtarja është parë e super pispillosur dhe me takat e zhytura në rërë. Kritikat ndaj saj nuk kanë qenë të pakta në rrjetet sociale.


A.P./Shqiptarja.com
Komento