Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi është i lirë të kthehet në zyrë dhe të ushtrojë detyrën pas vendimit të sotëm nga Gjykata e Lartë. Pas shqyrtimit të kërkesës, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë vendosi heqjen e masës së sigurisë, ‘arrest shtëpie’ për kryebashkiakun e Kavajës, duke caktuar vetëm detyrim paraqitje. Ndaj kryebashkiakut të Kavajës rëndonte akuza e fshehjes dhe mosdeklarimt të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, duke shkelur kështu ligjin e Dekriminalizimit.
Seanca
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve dhe vulave” doli këtë të mërkurë para Gjykatës së Lartë.
Pas masës së sigurisë' arrest shtëpie' vendosur nga gjykata, Rroshi kërkoi lirinë me argumentet se efektet e ligjit të Dekriminalizimit mbi të nuk qëndrojnë dhe ai as ka gënjyer dhe as ka kryer vepër penale siç pretendon prokuroria.
Gjykata e Larte vendosi sot heqjen e mases 'arrest shtepie' dhe caktimin e mases, 'detyrim paraqitje'. Ky vendim i gjykatës ka rrëzuar prokurorinë e cila kërkoi lënien në fuqi të arrestit në shtëpi pasi sipas akuzës ata janë në pritje të letër porosive nga Gjermania për të hetuar nëse Rroshi ka gënjyer apo jo në plotësimin e formularit të vetëdeklarimit.
Vetë Roshi nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati Theodhori Sollaku.
Roshi ndodhej në ‘arrest shtëpie’ prej disa muajsh.
Katër muaj më parë, Gjykata e Apelit rrëzoi kërkesën e Roshit për heqjen e masës së sigurisë 'arrest shtëpie'. Ndaj kryebashkiakut të Kavajës rëndon akuza e fshehjes dhe mosdeklarimt të të dhënave në formularin e vetëdeklarimit, duke shkelur kështu ligjin e dekriminalizimit. Gjykata e Shkallës së Parë caktoi "arrest shtëpie", vendim që rrëzua nga Gjykata e Lartë.
Roshi i lirë të kthehet në detyrë
Pas vendimit të sotëm nga Gjykata e Lartë për heqjen e masës së sigurisë, ‘arrest shtëpie’, kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është i lirë të ushtrojë detyrëne tij.
Avokati i tij, Theodhori Sollaku jashte Gjykatës tha me pak fjalë se, "Elvis Rroshi është i lirë të kthehet në zyrë'. Sollaku u shpreh se s'ka asnjë dyshim apo provë që prokuroria të kërkonte arrest.
Akuzat
Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi rezultoi të jetë në hetim për trafik droge dhe pastrim parash, nga DEA Amerikane. Edhe Interpol e Europol janë agjensitë e zbatimit të ligjit që kanë sjellë pranë prokurorisë së Tiranës të dhëna për të shkuarën dhe precedentët penal të ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
Një fakt i tillë u zbulua gjatë verifikimeve që kishte bërë Prokuroria e Përgjithshme, e cila nënvizoi aso kohe këtë element dhe në kërkesën e saj bërë në Gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për Rroshin. Publike u bënë dhe dokumentet ku tregohej dënimi për përdhunim, kërkesat për azil dy herë në Zvicër të Rroshit, shpërndarja e drogës në Zvicër dhe një masës sigurimi “arrest me burg” të vendosur në Gjermani, dënimin në Gjermani.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO