Gjithashtu edhe Agjencia Telegrafike Shqiptare tashmë ka në krye të saj një drejtues të re. Me një vendim të qeverisë është shkarkuar drejtori i ATSH-së, Gëzim Podgorica dhe është emëruar Armela Krasniqi.
Vendimi për emërimin e Drejtorit të Cirkut Kombëtar
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
V E N D I M
PËR
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË CIRKUT KOMBËTAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Sajmir Çili emërohet drejtor i Cirkut Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Vendimi i qeverisë për emërimin e Drejoreshës së ATSH:
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË TELEGRAFIKE SHQIPTARE (ATSH)
Në mbështetje të neneve 95, pika 2 dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Gëzim Podgorica, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH), lirohet nga kjo detyrë.
2. Znj. Armela Krasniqi emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com










