EMA: Mpiksjet e gjakut nga AstraZeneca, janë një efekt anësor 'shumë i rrallë'

EMA: Mpiksjet e gjakut nga AstraZeneca, janë një efekt anësor 'shumë i rrallë'

Agjencia Evropiane e Barnave theksoi se përfitimet nga vaksina e AstraZenecës janë më të mëdha se rreziqet që ajo paraqet. Në deklaratën e ditës së sotme EMA tha se ka gjetur një "lidhje të mundshme" midis vaksinës së AstraZeneca dhe "rasteve shumë të rralla" të mpiksjes së gjakut.

 “ Rastet e raportuara të mpiksjes së gjakut, mund të renditen si efekte tejet të rralla anësore të vaksinës. Nuk është parë një lidhje e mundshme mes moshës, gjendjes shëndetësore apo racës” tha Emer Cooke, drejtorja ekzekutive e Ema. 

Deklarata vjen pas rishikimit të  62 rasteve të mpiksjes së gjakut në trur dhe 24 rasteve mpiksjen e gjakut në venat e barku të shfaqura në vendet evropiane. Rastet e raportuara të mpiksjes së pazakontë të gjakut u vunë re kryesisht tek gratë nën moshën 60 vjeçare, megjithatë ekspertët deklaruan se mosha dhe gjinia nuk ishin faktorë të qartë të rrezikut. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut