Embargoja, Maqedonia dhe
Kosova pranë ‘luftës’ tregtare

Embargoja, Maqedonia dhe<br />Kosova pranë ‘luftës’ tregtare
SHKUP - Mediat maqedonase kanë ndjekur vazhdimisht lajmin për vendosjen e embargos kosovare ndaj mallrave të Maqedonisë.

Ato kanë nxjerrë qëndrimet e Qeverisë së Shkupit, duke i cilësuar ato si sinjale kërcënuese që mund të rrënojnë dhe dëmtojnë marrëdhëniet midis dy vendeve, por nga ana tjetër është shprehur edhe mesazhi se po bisedohet për tejkalimin e krizës.
 
E përditshmja “Utrinski” në shkrimin “Kosova dhe Maqedonia pranë luftës tregtare” shkruan se embargoja ka shkaktuar huti tek kompanitë e Maqedonisë, por edhe tek qeveria.
 
“Qeveria dje ka shfaqur dyshime në aspektin dhe arsyetimin ekonomik dhe juridik të këtij vendimi të Prishtinës. Ka pasur një qëndrim jotransparent nga Kosova. Por sigurisht ky vendim ka ardhur pas vendimit të Shkupit për importin e kushtëzuar të miellit nga ana e Maqedonisë”, shkruajnë mediat maqedonase.
 
Oda Ekonomike e Maqedonisë këtë vendim e ka vlerësuar si kontraproduktiv për shumë kompani dhe marrëdhëniet midis dy vendeve.
 
“Ne kemi shumë reagime dhe kërkojmë që Qeveria e Maqedonisë të heqë masën e ndalesës për importin e miellit nga vendet e tjera, një vendim që ka provokuar edhe palën kosovare”, ka theksuar Vasko Ristovski nga Oda Ekonomike në Shkup. 
 
Kompanitë më të goditura janë “Vitaminka” e Prilepit dhe “Evropa” e Shkupit, që merren me prodhimin e ëmbëlsirave dhe prodhimeve tjera.
 
 Lidhur me embargon kosovare u deklarua edhe kryeministri Gruevski, i cili ka thënë se masa e ndërmarrë nga Kosova është e njëanshme ndaj Maqedonisë.
 
“Ne kemi tentuar që përmes bisedimeve ti normalizojmë gjërat, dhe në rast se kjo nuk ka sukses, janë të mundshme të gjitha opsionet”, ka theksuar Gruevski.
 
Sipas tij, masa e vendosur nga Maqedonia për importin e kushtëzuar të miellit nuk është e drejtuar vetëm kundër një shteti, por ndaj të gjitha shteteve të CEFTA dhe se Kosova është vendi i vetëm që reagon në këtë mënyrë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com/INA)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët