Embëlsira festive pa pjekje -Toptha kokosi
Përbërësit:
- 125 ml kokos i grirë
- 125 ml qumësht i kondensuar
Përgatitja:
Vendosim kokosin e grirë në një tas ku shtojmë qumështin e kondensuar. E përziejmë mirë derisa të formohet një masë homogjene, e butë por jo ngjitëse. Me duar pak të lagura, formojmë toptha të vegjël. I vendosim në forma letre ose në një pjatancë. I futim në frigorifer për 30 minuta që të mpiksen.
Komento
Komente












