Embëlsirë me bukë tosti
Përbërësit:
- 16 feta tost
- 120 ml qumësht
- 4 vezë
- 2 lç kanellë
- 100 gr sheqer kaf
- 140 gr gjalpë
- Për spërkatje:
- 100 gr sheqer kaf
- 2 lç kanellë
- Mjaltë
Përgatitja:
Marrim fetat e bukës dhe i sheshojmë me okllai. Në një enë shtojmë gjalpin, kanellën dhe sheqerin kaf. I lyejmë fetat e bukës dhe i bëjmë role. Në një enë tjetër vendosim vezët, qumështin dhe pak kanellë. I lyejmë dhe i vendosim në tigan me pak gjalpë pët t'i skuqur. Në fund i kalojmë në sheqer kaf me kanellë dhe i spërkasim me mjaltë.
Komento