Ëmbëlsirë me kungull të verdhë

Përbërësit:

  • 1.5 kg kungull dimri
  • 2.5 gota sheqer
  • 1 shkop kanelle
  • 3 feta limoni

Përgatitja:

Kungullin priteni në copa dhe vendoseni në tenxhere. Shtoni sheqerin dhe lëreni të qëndrojë derisa të lëshojë ujin. Vendoseni në zjarr të ulët, pa e përzier. Shtoni shkopin e kanellës dhe fetat e limonit. Gatuajeni derisa uji të mbarojë dhe të formohet shurupi i trashë. Në fund spërkateni me pak mjaltë.