Ëmbëlsirë me mandarina
Përbërësit:
- 9 mandarina
- 2 kokrra vezë
- 100 gr sheqer
- 1 majë luge kripë
- 150 ml vaj luledielli
- 150 ml ujë
- 220 gr miell
- 15 gr fryrës
- Lëkurë mandarine
- Sheqer pluhur për servirje
Përgatitja:
Shtrojmë një letër pjekje në një tavë dhe e ngjisim mirë. E spërkasim letrën me miell sikurse dhe anët që të mos ngjitet mbushja. Vendosim mandarinat e qëruara dhe të ndara përgjysmë rradhë-rradhë. Në mikser vendosim një mandarinë të prerë në feta dhe 2 kokrra vezë. E kalojmë më pas masën në kullesë ku shtojmë sheqerin dhe e rrahim me telin e vezëve. Gradualisht shtojmë vajin duke vazhduar trazimin pa ndërprerje. Më pas shtojmë ujin dhe gradualisht miellin. E punojmë mirë brumin e ëmbëlsirës që të mos ketë kokrriza dhe të jetë homogjen. Në rende grijmë lëkurën e një mandarine e shtojmë tek masa e përgatitur, e trazojmë dhe më pas të gjithë këtë masë e hedhim në tavë mbi mandarinat. E nivelojmë mirë dhe e vendosim në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40 minuta.