Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi paralajmëron se Task-Forca e ujit do vijojë të jetë në fuqi deri në fund të stinës së verës, pasi moti i thatë dhe me temperatura të larta parashikohet të vijojë.
Prej dy javësh, Bashkia e Tiranës ka shpallur emergjencën e ujit, pas thatësirës që ka prekur vendin.
Numri dy i bashkisë, i ftuar në studion e Report Tv, tha se Task-Forca do vijojë me prerjet e lidhjeve abuzive të ujit të pijshëm. Sipas tij, deri tani ky grup pune ka prerë 320 lidhje të paligjshme.
"Task-Forca ka ndërhyrë në rrjet duke prerë 320 lidhje të paligjshme.
Në rastet e emergjencës, nevojitet kursimi i ujit dhe ndërprerja e lidhjeve abuzive. Ne jemi banorë të këtij qyteti dhe shikojmë lavazhin, komshiun që ka një lokal dhe ujit bahçen, rrugën etj.
Në momentin kur hyhet në fazë emergjente, e cila mbrohet nga pikëpamja ligjore, bëhet thirrje që të mos shpërdorohet. Në momentin kur thua se do laj lokalin dhe e paguaj, mund ta lajë edhe me një formë tjetër, duke mos shpërdoruar sasi të mëdha uji, pasi kjo do lerë pa ujë pjesën tjetër.
Pra sensibilizimi është kryesorja dhe tjetra periudha e Task-Forcës do vijojë gjatë gjithë periudhës së verës, sepse moti është shumë i thatë dhe me temperatura të larta", u shpreh nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.
Në kushtet kur situata është në përkeqësim dhe qyteti mund të vuajë mungesën e ujit, Seferi tha se të gjitha strukturat e bashkisë janë të mobilizuara për t'i dhënë zgjidhje në rrugë dytësore.
"Janë 25 autobote që bëjnë furnizimin me ujë të pallateve në rast se kjo situatë do vijojë", tha me tej nënkryetari i bashkisë.
Sipas tij, zonat më problematike janë ato jashtë territorit të Tiranës pasi komunat përreth nuk punojnë me të njëjtat standarte sikurse Bashkia Tiranë.
"Të gjitha stacionet kanë zonën e tyre të influencës, por problematika qëndron në faktin se shumë nga tubat lidhës janë jashtë territorit të Tiranës .Fqinjët tanë nuk e kanë këtë frymë, nuk kanë bashkëpunim. Duhet i njëjti standard pune me të gjitha bashkitë.Duhet të ndiqet një strategjie me të njëjtat standarte.Në komunat bujqësore ka probleme për shkak të lidhjeve abuzive për të vaditur tokat me ujin e pijshëm", u shpreh Seferi.
Një tjetër element i emergjencave sipas Seferit janë edhe zjarret.
"Edhe pse nuk ka patur probleme duhen mbikëqyrur zonat rurale. Në pjesën më të madhe zjarret janë vënë në mënyre aksidentale nga fermerët, edhe këtë pikë po e mbajmë nën mbikqëyrje" shtoi nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Andi Seferi.
Sa i përket ndërhyrjeve që po kryhen në rrjet sipas Seferit janë punime të cilat do t'i shërbejnë të ardhmes dhe se po punohet për të sistemuar rrjetet aktuale .
Sipas tij, qytetarët nuk duhet të mendojnë se nuk kanë ujë për shkak të këtyre ndërhyrjeve.
Ai shtoi se puna në bashki për rikualifikimin e blloqeve do të vijojë edhe përtej verës.
Edhe njëherë nga studio e Report TV ai u dërgoi mesazh qytetarëve që të kursejnë ujin dhe të denoncojnë çdo lloj abuzimi që konstatojnë.
Redaksia Online
l.q/e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO