Emërimet e paligjshme/Lista e
organeve jashtë binarëve të ligjit

Teksa kryeministri Edi Rama, duke iu referuar opinionit të qytetarëve, ka përfshirë reformën në administratë në 10 prioritetet e 100 ditëve të para të qeverisë së re, identifikohen degët e administratës, zyrat e të cilave janë mbushur me emërime të paligjshme.

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC), gjatë vitit 2016, ka kontrolluar për zbatimin e ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, dy ministri linje, dhjetëra institucione varësie, një pjesë të bashkive dhe 43 njësi administrative.

Referuar raportit të KMSHC, në listën e zezë përfshihen drejtoritë e bujqësisë, ujësjellësi, zyrat arsimore, tatimet, bashkitë, njësitë administrative etj., të cilat kanë kryer emërime dhe lëvizje në administratë, në kundërshtim me ligjin.

Në raport, referohen disa raste në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, Autoritetin Kombëtar të Ushqimit dhe në Njësisë Bashkiake Nr. 8 Tiranë, të cilat rezultojnë me shkelje nga më të ndryshmet të ligjit të nëpunësit civil. Komisioneri ka konstatuar gjithashtu shkelje në drejtoritë e bujqësisë në rrethe. Sipas raportit, gjatë ristrukturimit, janë transferuar 22 nëpunës të drejtorive të bujqësisë në rrethe, pranë Agjencive të Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, institucione të cilat në momentin e ristrukturimit, nuk ishin pjesë e shërbimit civil.

“Ky veprim është vlerësuar si i parregullt nga Komisioneri, pasi, sipas përcaktimeve në nenin 50, të ligjit nr. 152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, nëse për shkak të mbylljes apo ristrukturimit të institucionit, pozicioni i mëparshëm i një nëpunësi civil nuk ekziston më, ai transferohet në një pozicion tjetër të shërbimit civil, duke ruajtur të njëjtën kategori”, thuhet në raport.  

Bashkitë
Bashkitë Tepelenë, Libohovë, Kurbin, Mallakastër, Përmet, Dibër, Bulqizë, Mat dhe Bashkia Klos, sipas raportit të KMSHC kanë bërë 135 emërime të paligjshme, për shkak të ndërhyrjeve politike dhe lidhjeve klienteliste.

“Në përfundim të procesit, përveç shkeljes që ishte evidente në momentin e fillimit të procesit (emërime në kundërshtim me ligjin), e cila u bë shkak për fillimin e verifikimit, u konstatuan edhe parregullsi të tjera të natyrave të ndryshme, që kanë ndikuar në krijimin e kësaj situate problematike”, konstaton raporti për bashkitë në fjalë.

Njësitë administrative
Sipas raportit, njësitë administrative, në varësi të bashkive, kanë dalë jashtë binarëve të ligjit. “Për ilustrim përmendim rastin e punonjëses PF, ish nëpunëse e Komunës Qerret, Bashkia Pukë, të cilës iu ndërpre marrëdhënia e punës për shkak ristrukturimi, pa ngritur më parë Komisionin e Ristrukturimit, pa respektuar procedurat përkatëse dhe pa dhënë argumentet e nevojshme, se përse ishte arritur në përfundimin që pikërisht kjo punonjëse prekej nga ky proces. Raste të tilla të ngjashme, kemi konstatuar edhe në Bashkinë Krujë, në Bashkinë Vau Dejës, Bashkinë Fushë-Arrëz, Bashkinë Kurbin, etj.”, thuhet në raport.

Prefekturat
Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit ka konstatuar abuzime edhe në prefektura, duke sjellë edhe shembuj konkretë.

“Është konstatuar se në përgjithësi, të gjitha institucionet e përfshira në procesin e ristrukturimit, kanë ngritur Komisionin e Ristrukturimit dhe kanë bërë përpjekje për të zbatuar procedurat formale të përcaktuara nga ligji, por nga ana tjetër, është konstatuar se, në disa raste, janë vërejtur parregullsi gjatë implementimit të këtij procesi, e për pasojë, disa nëpunës janë liruar nga shërbimi civil pa të drejtë.

Si shembull në këtë rast, përmendim Prefektin e Qarkut Lezhë dhe Prefektin e Qarkut Durrës. Në rastin e Prefektit të Qarkut Lezhë, Komisioni i Ristrukturimit, në vendimin e tij, nuk i ka argumentuar arsyet e lirimit nga shërbimi civil në 5 raste, për më tepër, kur në këtë institucion kishte pozicione të lira (7 pozicione të lira), të cilat kanë qenë të tilla, edhe në momentin e miratimit të raportit përfundimtar dhe të daljes së vendimit paralajmërues”, vijon raporti.
 
Organet
Referuar raportit të KMSHC, në listën e zezë përfshihen drejtoritë e bujqësisë, ujësjellësit, zyrat arsimore, tatimet, bashkitë, njësitë administrative etj., të cilat kanë kryer emërime dhe lëvizje në administratë, në kundërshtim me ligjin.
 
Pushteti vendor
Sipas raportit, njësitë administrative, në varësi të bashkive, kanë dalë jashtë binarëve të ligjit. Po ashtu, gjatë kontrollit, KMSHC ka konstatuar shkelje të ndryshme në shumicën e bashkive.
 

Kërkesa për institucionet
 Të revokojnë aktet administrative për emërime të kryera në kundërshtim me ligjin dhe t’i shpallin këto pozicione si pozicione të lira.

Të revokojnë/anulojnë plotësisht ose pjesërisht, verifikojnë dhe nxjerrin aktet administrative për deklarimin e statusit të punësimit.

Të klasifikojnë drejt pozicionet e punës që janë pjesë e shërbimit civil në përputhje me legjislacionin specifik të fushës.

Të rishikojnë emërtesat e pozicioneve të punës, në përputhje me nenin 19 të ligjit për nëpunësin civil dhe vlerësimin e këtyre pozicioneve në raport me shërbimin civil.

Të ndryshojnë përmbajtjen e akteve administrative kolektive për ndërprerjen e marrëdhënies. 


Lista me institucionet me shkelje gjatë emërimeve dhe shkarkimeve të punonjësve
 
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve

Ministria e Bujqësisë

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural

Drejtoritë e bujqësisë në rrethe

Drejtoritë arsimore në rrethe

Zyrat arsimore në rrethe

Bashkia Tepelenë

Bashkia Libohovë

Bashkia Kurbin

Bashkia Mallakastër

Bashkia Përmet

Bashkia Dibër

Bashkia Bulqizë

Bashkia Mat

Bashkia Klos

Bashkia Fier

Bashkia Krujë

Bashkia Vau i Dejës

Bashkia Fushë-Arrëz

Bashkia Tiranë

Bashkia Selenicë

Bashkia Elbasan

Bashkia Shkodër

Bashkia Rrogozhinë

Bashkia Belsh

Bashkia Kavajë

Njësia Administrative Qerret

Këshill i Qarkut Fier

Këshill i Qarkut Lezhë

Prefekti i Qarkut Lezhë

Prefekti i Qarkut Durrës

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë