TIRANE- Presidenti Nishani, ka ftuar ne 4 mars krerët e grupeve parlamentare në këshillime për përcaktimin e kritereve konkrete për emërimin e një anëtari të Gjykatës së Lartë.

Kreu i shtetit sqaron se në vijim të procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës së Lartë për të siguruar një përbërje cilësore, ditën e martë, do të organizojë takime këshillimore me krerët e grupeve parlamentare si pasojë e vakancës së krijuar nga përfundimi i mandatit të gjyqtarit Ardian Dvorani.

Në këto takime, duke filluar nga ora 10.00 deri në 13.15 janë ftuar të marrin pjesë krerët e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste, të Partisë Demokratike, të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe të Partisë Republikane.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)