Bushati vjen në Shkodër pas një karriere të gjatë në Policinë e Shtetit, ku ka mbajtur detyra të rëndësishme si shef komisariati në disa rrethe të vendit, zëvendësdrejtor dhe drejtor në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Korçë, Vlorë.
Gjithashtu, Bushati ka mbajtur detyra të rëndësishme dhe në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit si Drejtori i Krimeve e së fundi prej 4.5 vjetësh mban detyrën e zëvendësdrejtorit të drejtorisë së Antiterrorrit, një prej drejtorive më të rëndësishme dhe më të vlerësuarat nga partnerët tanë ndërkombëtare.
I pranishëm në prezantimin e tij ka qenë ministri Xhafaj, por edhe drejtori i policisë së shtetit, Veliu. Pas Shkodrës, ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka udhëtuar për në Lezhë, pasi është prezantuar edhe atje drejtori i ri Ferdinand Mara. Lajmi për emërimin e tij është zyrtarizuar sot, ndërsa do të zërë vendin e Bledar Çeliut, i cili është emëruar te Task Forca në Tiranë.
Ndërkohë që në Korçë është emëruar Lorenc Panganika, i cili më parë ka mbajtur këtë pozicion në qarkun e Gjirokastrës. Panganika merr detyrën të hënën si drejtor i Policisë Korçë, në vendin e tij në Gjirokastër është komanduar zv/ drejtori Koço Dafa.
Me rreth të kuq Vehbi Bushati, drejtor në Shkodër
Emërimet e tjera të firmosura nga Ardi Veliu
Aida Hajnaj zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
Rebani Jaupi Drejtor në Drejtorinë e Menaxhimit të Informacionit dhe Mbrojtjes së të Dhënave
Gjovalin Loka Drejtor i Departamentit, në Departamentin për Sigurinë Publike
Theodhori Gravani Drejtor i Departamentit në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse
Shaban Nexhi emërohet Drejtor i Drejtorisë se Migracionit për Kufirin dhe Migracionin
Enkeleda Toska Drejtor i Drejtorisë se Kufirit dhe Migracionit Tiranë
Andi Likaj Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Qendrore Kombëtare, INTERPOL
Shkelzen Rexhepi emërohet Shef Sektori, në Sektorin (Zyra) Kombëtare Europol
d.c/d.b/shqiptarja.com







