Emërohet drejtoresha e re e Tatimeve, Rama apel bizneseve: Kush nuk jep kupon, bllokohet ligjërisht

Emërohet drejtoresha e re e Tatimeve, Rama apel bizneseve: Kush nuk jep kupon, bllokohet ligjërisht

Delina Ibrahimaj dhe Enton Duro

TIRANE-Delina Ibrahimaj është emëruar në krye të Drejtorisë së Tatimeve pas shkarkimit të Enton Duros, që qëndroi në detyrë vetëm 3 muaj dhe u lirua si pasojë e ngërçit te hetimi tatimor dhe evazionit fiskal. Kryeministri Rama paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i ndryshimeve në këtë drejtori. 

"Kemi vendosur të ndryshojmë drejtuesin e përgjithshëm. Zonja Ibrahimi që deri dje ka drejtuar INSTAT-in do drejtojë Tatimet po ky është vetëm fillimi i një procesi ndryshmesh në gjithë hierarkinë, bazuar vetëm mbi një faktor, rezultati. Rezultati ka qenë pika kyce për drejtuesin e deridjeshëm, rezultati është pika kyce për drejtuesen e re, dhe duhet të jetë pika kyce për cdo drejtues në cdo nivel. Është koha për të dhënë qartësisht me veprim mesazhin se informaliteti nuk do të tolerohet më tutje. Situata politike e gjithë 6 mujorit të parë ka qenë në disfavor të punës suaj, performancës së shtetit, dh në këtë aspekt mund të ketë hapësirë për një mirëkuptim me bizneset dhe konsumatorët por nuk është i mirëkuptuar asnjë drejtues i administratës Tatimore që nuk përmbush objektivin e rezultatit të përmuajshëm. Nuk është i mirëkuptuar asnjë punonjës, asnjë inspektor terreni që nuk përmbush objektivin e përmuajshëm dhe nuk do të ketë mirëkuptim për asnjë syresh. Unë kam besim që drejtuesja e re së bashku me ekipin drejtues të ministrisë dhe Tatimeve, nën monitorimin sistematik të zv.kryeministrit i kanë të gjitha mundësitë për të bërë sukses, por suksesi në këtë moment dhe në këtë drejtim kërkon sakrificë. Jo në kuptimin e ndonjë heroizmi, por e angazhimit të çdo individi dhe çdo strukture me fokus objektivin" tha Rama.

Më vonë, kreu i qeverisë i bëri apel të gjithë bizneseve lidhur me konkurencën e paligjshme duke paralajmëruar se kush nuk jep kupon, nuk regjistron dhe nuk faturon, do të bllokohet ligjërisht.

Por kush është drejtoresha e re?

Delina Ibrahimaj që sot ka marrë drejtimin e Tatimeve në Shqipëri vjen nga INSTAT-i. Në vitin 2016 ajo u emërua në postin e drejtorit të përgjithshëm të Institutit të Statistikave. Ibrahimaj mban gradën doktor në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata.

Ajo ka punuar në Bankën e Shqipërisë dhe më pas kaloi në Kryeministri, si koordinatore për krijimin e një sistemi të integruar shkëmbim informacionesh dhe statistikash operacionale mes instituteve shtetërore. Më pas u emërua në krye të INSTAT-it dhe sot mori drejtimin e institucionit të Tatimeve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Robshi PPPD: 15/07/2019 22:38

    Nga fitoria në fitorie... për të gjitha punët themi qelbet nga koka vetëm në rastin tuaj qelbet nga bishti... nejse gjej shesh bej përshesh se mos të mungon gjë ty nga Al Bashari

    Përgjigju
  • Toni: 15/07/2019 19:42

    Akoma i ha mileti keto palaco militanteske. Ne ekonomi dhe ne shkenca te tjera duhen rob me 3 pellembe mjekerr te thinjur jo keto kalamaqte,

    Përgjigju
    • Ton Ton: 16/07/2019 03:30

      Ti qeke nga ai lloji qe gjith diten bertet kundra ftyrave te konsumume po noten fle me fotografin e Nexhmies

  • Papi: 15/07/2019 14:59

    Hahaaaa Keta deklarata i dhe pasi vendose ate qe hoqe Tani mbaj pergjegjsi per deshtimin jo te hiqesh si shpetimtar i situates

    Përgjigju
  • Tosi: 15/07/2019 14:37

    Po ku e gjen keto njerz qe i ven ne poste te rencishme mor aman Turp ca bahet kshu ! Po brisilden e tatimeve

    Përgjigju
  • Populli: 15/07/2019 13:24

    I uroj shume suksese Znj.Dalina Ibrahimi,e meriton vajze e shkelqyer e studjuar.

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 15/07/2019 11:59

    Taatimet dhe doganat jane burim per tu pasuruar

    Përgjigju
    • albi: 15/07/2019 15:04

      o ja shyqyr qe na the nje gje qe nuk e dinim. ndonje muhabet tjeter kishe apo kaq?

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen