Emërohet sekretari i KZAZ Kavajë
PD kundër,Biba:Kushte, jo normale

Emërohet sekretari i KZAZ Kavajë<br />PD kundër,Biba:Kushte, jo normale
'Një proces zgjedhor jo tw lehtë për t'u administruar për shkak të bojkotit të opozitës në këtë proces'.
 
Ky fakt pohohet edhe nga kryetari i KQZ, Denar Biba, i cili gjatë diskutimit për emwrimin kryesisht të sekretarit të KZAZ në Kavajë, tha se opozita e ka vënë përballë një situatë të vështirë administrimin e procesit jo vetëm për këtë njësi por është për zgjedhjet e përgjithshme.
 
Megjithatë kreu i KQZ nënvizoi se procesi duhet dhe do të administrohet nga KQZ në përputhje me ligjin.
 
Nënkryetari i KQZ, Hysen Osmanaj kundërshtoi emërimin e sekretarit të KZAZ, duke e konsideruar këtë një veprim të pabazuar.
 
Pas emërimit me 4 vota pro dhe 3 kundër të sekretarit të KZAZ së Kavajës për zgjedhjet e pjesshme të 7 majit në këtë bashki, KQZ ka diskutuar për procesin e zgjedhjeve politike të 18 qershorit.
 
Kreu i KQZ njoftoi një risi pozitive për transparencën e procesit kur tha se të gjitha listat e kandidatëve për deputetë do të jenë online në faqen tw KQZ të shoqëruara me CV përkatëse, kjo masë është edhe në kuadër të ligjit të dekriminalzimit tha Biba.

Komisioni qendror i zgjedhjeve po vijon konstituimin e  KZAZ për zgjedhjet e përgjithshme duke emëruar kryesisht propozimet që vijnë nga shoqëria civile në kushtet kur opozita, PD e PR nuk ka depozituar emrat e saj.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg

1/3 e listës së deputetëve e mbyllur, ironizon Sefa: Do shtohen bluzat ‘Free Berisha’ në treg