ABI Bank njofton se në sportelet e degëve të saj po shpërndahet VETËM bonusi për fëmijët e porsalindur.
Ky është një shërbim që ABI Bank e ka trashëguar nga ish banka NBG Albania që prej vitit 2018. Nuk ka asnjë shpërblim apo ndihmë tjetër që shpërndahet në sportelet e ABI Bank.
Theksojmë se këto shërbime jepen nga ABI Bank pa asnjë komision dhe fitim për bankën dhe kryhen në kuadër të përgjegjësisë sociale korporative pa asnjë përfitim.
Lajmet se ABI Bank po shpërndan ndihma u krijuan nga disa SMS të pavërteta për të cilat Banka do të kërkojë një hetim formal nga organet përkatëse.
Këto lajme të rreme kanë krijuar radhë të panevojshme në sportelet e ABI Bank, dhe po krijojnë shqetësim krejtësisht të padrejtë dhe të panevojshëm në klientët dhe personelin tonë të dedikuar. Në një situatë kur distancimi social vazhdon të mbetet prioritet, kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për të mos rënë pre e lajmeve të rreme.
ABI Bank do të vazhdojë të sigurojë shërbim korrekt dhe profesional për të gjithë klientët.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4450
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
ABI Bank prezanton para Bordit projektet e reja: Prezence te rëndësishme ne korporatat e mëdha dhe të mesme në të gjithë vendin
21 Mars, 10:49
-
Banka Amerikane e Investimeve, 5 vite sukses në Shqipëri (VIDEO)
23 Tetor 2020, 18:23
-
Banka Amerikane e investimeve mbështet viktimat e trafikimit
12 Tetor 2020, 18:00
-
Nis implementimi i Projektit Kassiopi, një investim në turizëm prej 120 milionë euro i NCH Capital në Korfuz
14 Korrik 2020, 17:00
-
ABI BANK mbështet familjet në nevojë, dhuron 3.2 ton produkte ushqimore (VIDEO)
26 Qershor 2020, 17:57
-
ABI Bank jep ndihma për qindra familje në nevojë
13 Maj 2020, 17:44
-
ABI Bank dhuron respiratorë për shëndetësinë shqiptare (VIDEO)
24 Prill 2020, 17:54
-
Kredia sovrane, Abi Bank: Mund të aplikojnë të gjitha bizneset e prekura, brenda 10 ditësh iu përgjigjemi
9 Prill 2020, 15:27