Është prezantuar pulla postare “28 janari-Dita Europiane e Mbrojtjes së dhënave personale." Prezantimi është bërë në Galerinë Kombëtare të Arteve nga Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në bashkëpunim me Postën Shqiptare.
“Është diçka e veçantë, ndoshta e veçantë në të gjithë kontinentin, është një iniciativë e përbashkët që është nisur para një viti e gjysmë për krijimin e një pulle që personifikon mbrojtjen e të dhënave personale,” tha Besnik Dervishi, Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Drejtori i postes, ka rrëfyer rrugëtimin e filatelisë shqiptare.
“Filatelia është pasion duhet të vazhdoj edhe në këtë epokë dixhitale në të cilën jetojmë. Histori moderne e Shqipërisë është edhe historia e postës shqiptare, pulla e parë ka qenë e emëtuar në datën 5 maj 1913, për pak kremtojmë 105 vjetorin e krijimit të pullës postare, ngjarje e cila përkon edhe me përvjetorin e heroit tonë kombëtar. Me këtë rast Posta Shqiptare do organizoj një sërë evenimentesh të rëndësishme, duke filluar me emëtimin e pullës postare,” tregoi drejtori Laert Duraj.
Pulla postare e u emetua pas shpalljes së dizajnit fitues me autor Artion Baboçin në konkursin e realizuar nga Posta Shqiptare. Mbrojtjen e së drejtës për jetën private, Këshilli i Europës e ka miratuar në vitin 1981, ndërsa pushteti komunist në Shqipëri ushtronte të drejtën e kontrollit të privatësisë.
Në vitin 2006, Këshilli i Ministrave të Këshillit të Europës vendosi kremtimin e “Ditës së Mbrojtjes së të Dhënave Personale” çdo 28 janar, me nënshkrimin e vendeve anëtare të KIE.
Shqipëria e miratoi Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe ngritjen e një Autoriteti që do të mbikëqyrte zbatimin e tij në vitin 2006. Ky ligj u miratua nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më 10 mars 2008.
[gallery]25426[/gallery]
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO