Xhaçka: Brenda 3 ditëve janë shpëtuar 4 gomone me 140 emigrantë, 30 prej tyre fëmijë (VIDEO)

Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj janë përballur me një fluks të shtuar emigrantësh të paligjshëm gjatë patrullimit në detin Egje. Në vetëm 3 ditë kanë ndaluar 4 gomone të ndryshme me rreth 140 emigrantë afganë e sirianë në bord, gjysma e të cilëve gra e fëmijë që rrezikojnë jetën në ujërat mes Turqisë e Greqisë.

Ministrjan Xhaçka ka publikuar një video në profilin e saj ku tregon se 30 prej të cilëve fëmijë janë fëmijë, kanë zbritur shëndoshë e mirë në tokë, të ndihmuar nga djemtë tanë me mision në detin Egje.

Sipas ministres, në bashkëpunim me rojen bregdetare turke dhe greke, anija "Oriku", pjesë e operacionit të NATO-s "Sea Guardian", brenda 3 ditëve ka asistuar në shpëtimin e 4 gomoneve ku udhëtonin të rritur e fëmijë. Që prej vitit 2016, kur Shqipëria u bë pjesë e misionit të NATO-s në detin Egje, janë mbi 2 mijë fëmijë, gra e burra të shpëtuar nga djemtë tanë të Forcës Detare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)