Ministri i Transporteve dhe i Infrastrukturës njoftoi sot se 180 emigrantë të bllokuar prej katër ditësh në anijen “Diciotti” të rojeve bregdetare italiane në brigjet e ishullit Lampeduza do të zbarkojnë në Katania të Sicilisë.
Anija ‘Diciotti’ do të zbarkojë në Katania. Burrat e guximshëm të rojës bregdetare bënë detyrën e tyre duke shpëtuar jetë njerëzore në 17 milje në Lampeduza. Tani Evropa duhet të bëjë pjesën e saj sa më shpejt.
Danilo Toninelli në Twitter
Sipas burimeve pranë ministrit të Brendshëm, Matteo Salvini, cituar nga mediat italiane, shprehen se ministri nuk do të japë asnjë autorizim për zbarkimin në tokë të anijes.
Mirëpo, Salvini kërcënoi të dielën për të dërguar emigrantët drejt Libisë nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje evropiane.