Emigrantët kërkojnë të votojnë, diaspora prezanton draftin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Emigrantët kërkojnë të votojnë, diaspora prezanton draftin për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Foto ilustruese

Diaspora për Shqipërinë e Lirë ka prezantuar sot një draft me disa ndryshime në Kodin Zgjedhor, për të bërë të mundur që emigrantët të cilët jetojnë e punojnë jashtë kufirit të Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Ata deklaruan se për draftin e prezantuar në tryezë ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të KQZ-së, OSBE-së, Avokatit të Popullit dhe institucione e organizata të tjera rëndësishme, janë bazuar në një model të ngjashëm gjerman.

“Pengesat kanë qenë ato të partive politike. Gjykata Kushtetuese e ka njohur të drejtën e diasporës për të votuar. I dha kuvendit një vit kohë për të plotësuar kuadrin ligjor më 9 janar 2023. Kanë ngelur vetëm 122 ditë sot që flasim për të mos kaluar në antikushtetueshmëri. Çdo palë zgjedhje pas këtij afati janë antikushtetuese. Ne jemi mësuar që politika të bëjë ç’të dojë, por ne jemi të bindur për ta çuar përpara, ndaj jemi këtu sot për të mos ua lënë në dorë”, deklaroi Florian Haçkaj, themeluesi i Diasporës për Shqipërinë e Lirë.

Ky draft u prezantua teksa na ndan më shumë se 1 vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë