Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Scholz pozicionohet pro: Shqipëria së shpejti në BE, pse të mos bashkëpunojë?

SPANJË- Kancelari gjerman Olaf Scholz në kongresin e Socialistëve të mbajtur në Malaga në Spanjë, i pyetur në lidhje me marrëveshje ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, tha se është një çështje mes dy qeverive.

Duke deklaruar se nuk dëshiron që të ndërhyjë në marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë, ai shtoi se Gjermania po e ndjek me kujdes paktin e Melonit me Tiranën.

‘Mendoj se duhet pasur parasysh se nga këndvështrimi ynë, Shqipëria së shpejti do të jetë anëtare e Bashkimit Evropian”.- tha Scholz.

Për Scholz-in, i cili përfaqëson të majtën në Gjermani, tha se ajo që ka rëndësi në Evropë "është të korrigjohen gjërat që nuk kanë shkuar mirë, të krijohet një mekanizëm solidariteti dhe që vendet mos të përpiqen të kapërcejnë të vetëm sfidat".

Migrimi i parregullt, për kancelarin gjerman, "duhet të reduktohet dhe do të bëhen nëpërmjet një bashkëpunimi të ngushtë me vendet jashtë Bashkimit Evropian. Siç ndodh tani, për shembull, me Turqinë dhe mund të ketë edhe vende të tjera."

Por kryetarja e Partisë Demokratike në Itali, Elly Schlein, e cilësoi marrëveshjen si "shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe Kushtetutës".

Sakaq nënkryetarja e parlamentit të BE-së Katerina Barleu, anëtare e rëndësishme e partisë Social-demokrate në Gjermani tha se: "Të kontraktosh menaxhimin e emigrantëve nuk është gjithmonë e gabuar, varet nga situatat". 

Në dhomat e kongresit u zhvillua edhe një takim dypalësh mes Barley dhe Schlein, i cili megjithatë duket se nuk i afroi delegacionet.

Por, partitë Socialiste Evropiane mbajtën pozicione të ndryshme në lidhje me marrëveshjen. Megjithëse nga Malaga, presidenti i Partisë Socialiste Evropiane, i sapo rizgjedhur, ish-kryeministri suedez Stefan Löfven kritikoi marrëveshjen midis Italisë dhe Shqipërisë, duke shpjeguar se nuk është zgjidhje për politikat e migracionit. 

“Migracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithëpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe për emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo si qeveria e ekstremit të djathtë në Itali që dëshiron t'i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Nuk është një model progresiv”. / Lorenzo De Cicco, La Repubblica

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 12/11/2023 16:32

    Nje tjeter keq informim. Si i del "pro" konkluzioni kur me poshte permend qe gjermania nuk nderhyn mes paleve; dhe po ndjek nga me kujdes ato!? Konteksti i Shqiperise pjese e BE nenkupton qe a ka ndonje antar te BE ne te njejten pozite si Shqipria? Qe ben marreveshje te ngjashme? Jo.

    Përgjigju
  • Eri: 12/11/2023 10:23

    Flitet se do kete marreveshje dhe me Gjermanine...pra populli nuk fiton asgje nga integrimi...emigrantet tane trajtohen si Indiane asnje perfitim...me integrimin skemi hapur asnje kapitull...pra per qellime oersonale shesin cdo gje...

    Përgjigju
  • Iris: 12/11/2023 05:17

    Pse te mos flase Scholz keshtu,gjeti nje /Aspirine/ per dhembjen e kokes qe ka emrin /vale te vazhdueshme turmash emigrantesh te paligjshem/! Nje pyetje per z.kancelar: Po ju qe jeni pjese e BE pse nuk e ndihmoni Italine kur ju kerkon ndihme per keto turma emigrantesh? Tani gjetet nje budalla dhe thoni O.K.,mjafton qe te mos shkarkohen ne oborrin tend.Ju me kujtoni nje artikull qe kam lexuar para nje viti e ca ne MSN ku tregonin se si mbetje mineralesh e lendesh kimike transportoheshin me trena nga shtetet e pasura e zona industriale te U.S si Detroit,Wisconsin,Chikago,NY,Massachusetts,California ne shtete e zona te varfra e rurale o te pazhvilluara sa duhet si West Virginia,Misuri,Misisipi,Alabama,Tenesi,etj duke u bere shkaktaret e mundshem per ndotjen ambientale ne keto zona e semundjeve qe lidhen me to.Duket qe dhe Scholz e paska gjetur /JUGUN/ e tij per te hedhur te padeshiruarit!

    Përgjigju
  • Hora e Arbershvet: 11/11/2023 16:27

    Sillni te gjithe refugjatet ketu edhe paalestinezet. Eshte toke pa zot.

    Përgjigju
  • Kushtetuta: 11/11/2023 16:26

    Nese nuk e lejon kushtetuta Shqiperia te beje kthim pas dhe te kerkoje mbylljen e antarsimit me BE ? Ne BE nuk lejohet dergimi emigrant , pse shqiperia te mos i dergoje edhe ajo ne Azi sic ben Italia dhe Franca ! Mesa duket ketu vjen ere e madhe pastaj 40,000 ne vit jane shume shiko Malta eshte ne BE por nuk lejon me shume sesa 10,000 rezident ne vit per qeshtje numer Vogel popullsia ! Scholz dhe EU duhet te dine qe Shqiperia eshte sa Slovenia Lituania Lettonia pra pak banore me pak sesa 2.5 milion dhe 60% jeton ne nje qytet Tirana Metropolitan area , pra nese shqiperia do kishte 15-20 milion do ishte ne rregull por me 2.3-2.5 mil nuk mund te kete me shume sesa 10,000-12,000 ne vit , ndryshe po talleni me njerezimin sot e ha shqipria neser e hane te gjitha vendet e vogla me me pak sesa 5-7milion! Vetem Nigeria ka 230 mil banore nese futen ne gjermani qe ka 95 mil banore i bie 1/3 raporti, ndaj flasim realisht deri ne 10,000 ne vit shqipria mund te bashkpunoje sepse kaq kapacitet ka por jo me seleksionim qe do te bejne Franca Italia Gjermania !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!

Nesër zgjedhjet në SHBA/ Ish-ambasadori: Duhet ndryshuar rendi botëror! Endri Shabani: Trump thotë 'Amerika e para'! Po kur ka qenë ndonjëherë e dyta?!