Emigrantët nga Italia në Shëngjin, Arbër Hoxha: Gjykim sipas ligjeve italiane në rast të kryerjes së një vepre penale! Avokati Serjanaj: Ka një trajtim jo të barabartë ndaj tyre

Nisi sot (16 tetor 2024) zbatimi i marrëveshjes Shqipëri - Itali për emigrantët, ku anija “Libra” e marinës italiane, me 16 emigrantë në bord, 10 nga Bangladeshi dhe 6 egjiptianë, zbarkoi në Portin e Shëngjinit. 

Lidhur me këtë marrëveshje u diskutua edhe ditën e sotme në emisionin ‘Përballje’, në Report Tv, ku avokati Arbër Hoxha, u shpreh se kjo marrëveshje nuk cënon sovranitetin e vendit.  

Avokati tregoi se në momentin kur një nga emigrantët që do të vendosen në kamp do të kryej një vepër penale, atëherë gjykimi i tij do të bëhet sipas dispozitave ligjore të Italisë.

“Unë do pyesja, a cënohet sovraniteti i vendit nga kjo marrveshje? Jo nuk cënohet sovraniteti i vendit nëpërmjet kësaj marrveshje. A cënohen të drejtat e njeriut? Bëhet fjalë për Italinë që është lider në respektimin e të drejave të njeriut, janë rreth 12 konventa që mbrojnë të drejtat e tyre, unë nuk besoj se do të cënohen të drejtat e tyre sa kohë që menaxhmenti do të jetë nga autoritetet italiane. Nuk quhet heqje lirie. Nëse një nga ata persona do të kryejë një ose disa vepra penale në territorin e qëndrës do të gjykohen sipas despozitave ligjore italiane, për aq kohë sa ata janë në territorin e republikës së Shqipërisë që do të thotë që do të hyjnë në lojë mekanizmat e ndihmës së ndërsjelltë juridike dhe të ekstradimit”, tha ai.

Por, avokati dhe aktivisti Gentjan Serjanaj, u shpreh kundër kësaj marrëveshje. Sipas tij, duhej një trajtim ndryshe nga shteti italian për persona që janë me specifika të veçanta.

‘Vetë Gjykata Europiane e të drejtave të njeriut ka një vendim kundër shtetit Italian për një marrëveshje të tillë me Libinë që e ka gjetur në shkelje të konventës për të drejatat e njeriut dhe së dyti ka mendime pakice që është marrëveshje në shkelje të kushtetutës për mënyrën se si është lidhur marrveshja me Ramën dhe Melonin. Mendoj se kemi një lloj trajtimi jo të barabartë ndaj tyre, aty mund të kenë persona që janë me orientime të ndryshme seksuale që duan një trajtim ndryshe nga pjesa e emigrantëve të tjerë. Duhet që Italia të kishte procese administrative të shpejta për persona me specifika të veçanta dhe procese normale për persona që s’kanë asnjë specifik të veçantë", tha ai. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:32
Marrëveshja Shqipëri - Itali për emigrantët, Alban Daci për Report Tv: Nuk ka pasur transparencë, BE e ka cilësuar si eksperiment

 

Për politologun Alban Daci marrëveshja për emigrantët nuk ka pasur transparencë.

Në një lidhje skype nga Italia për emision 'Përballje' në Report Tv, Daci u shpreh se edhe BE e ka cilësuar si një eksperiment.

"Është një marrveshje që vjen për herë të parë dhe ka hapur një debat të madh si në Itali dhe në Shqipëri. Marrëveshja nuk ka pasur shumë transparencë dhe është bërë publike vetëm pak para se të nënshkruhej. Ka pasur diskutime edhe lidhur me mënyrën e implementimit. Kjo marrëveshje nuk është perfekte dhe protagonistët e konsidrojnë si eksperimet, po ashtu kështu është thënë edhe nga BE. Nuk është një politikë europiane. Është probematika e ndarjes së familjes dhe seleksionimi vetëm i meshkujve. Edhe opozita italiane është kundër kësaj sepse sipas tyre nuk e zgjidh problemin e emigracionit, pasi do sillen vetëm ata emigrantë nga anijet që kapen dhe shumë anije arrijnë pa u kapur dhe zbarkojnë në brigjet italiane”, tha ai.

Nga ana tjetër, Beskida Aliaj, drejtuese e Inas Cisl Albania, në një lidhje skype nga Lezha u shpreh se kjo marrëveshje i leverdisë vetëm shtetit Italian.

Sipas saj, qeveria italiane vendosi që të investonte në ngritjen e kampit në Shqipëri pasi, populli Italian u shpreh kundër strehimit të tyre në Itali.

‘Marrëveshja i leverdis Italisë sepse populli Italian ishte kundër kësaj prurje të emigrantëve në Itali dhe po e përcjellim në Shqipëri. Marrëveshja u bë, por unë them se bëhet fjalë për fonde që Shqipëria merr dhe për të rujtuar marrdhënie të mira me Italinë. Italisë nuk i mungon hapësira për ti marr në territorin  e vet dhe s’kishte pse të silleshin në Lezhë, por meqënse qeveria hasi kundërshtim nga populli i vet na i kaluan ne dhe Shqipëria e pa si një gjë për të përfituar për edhe nga marrveshja me pensionet në Itali që kishte kohë që kërkohej nga shqiptarëtqë jetojnë në Itali", tha ajo. 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar

Aksident në aksin Lezhë-Laç, përplasen 2 mjete, plagoset rëndë një 70 vjeçar