Emigrantët nuk votuan, Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' çon në Kushtetuese '25 Prillin'

Emigrantët nuk votuan, Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' çon në Kushtetuese '25 Prillin'

Foto ilustruese

'Shoqata 'Diaspora për Shqipërinë e Lirë' ka ngritur padi  në Gjykatën Kushtetuese për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, duke pretenduar për cenim të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, ata  shprehen se votimi nga jashtë vendit i emigrantëve nuk u mundësua për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe nga mosveprimet dhe qëndrimet pasive të mbajtura nga organet e ngarkuara nga ligji për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë.

"Me Ligjin Nr. 101/2020, date 23.7.2020 Kodi Zgjedhor pësoi ndryshime, të cilat për herë të parë parashikonin votimin nga jashtë dhe ligjvënësi ngarkoi organet e krijuara rishtazi me detyrën për miratimin e akteve nënligjore që lidhen me zhvillimin e këtij procesi. Ky parashikim ngeli i pazbatuar duke i kufizuar kështu të gjithë shtetasve shqiptare me banim jashtë territorit te Republikes se Shqiperise të drejtën aktive të votës. Votimi nga jashtë vendit nuk u mundesua jo vetëm për shkak të mungesës së vullnetit politik, por edhe përmes mosveprimeve dhe qëndrimit pasiv të mbajtur nga ana e organeve të ngarkuara nga ligji me detyrimin për të miratuar aktet nënligjore që kanë për objekt rregullimin e votimit nga jashtë, duke cenuar kështu të drejtën e votës të parashikuar nga nenet 8 dhe 45 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë", thuhet në deklaratë.

Në deklaratë ata përmendin edhe urdhrin edhe urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për karantimin e personave që vinin nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, duke theksuar se kjo i mohoi shqiptarëve që jetonin në këto vende të drejtën e votës 'në çdo mënyrë'.  

"Me tej, Ministria e Shëndetësisë përmes Urdhërit Nr. 219, datë 19.4.2021 'Për karantimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia', iu mohoi shtetasve shqiptarë me banim në territorin e Republikës së Maqedonisë apo Greqisë, ushtrimin e të drejtës së votës në çdo mënyrë. Si ky urdhër ashtu dhe mosveprimet e organeve përkatëse, paraqesin problematika kushtetueshmërie", thuhet në deklaratë.

E drejta e emigrantëve për të votuar jashtë vendit nuk u zbatua në zgjedhjet e 25 prillit të vitit 2021 pasi nuk u gjet konsensus mes palëve politike mbi sistemin se si do të zbatohej.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/03/2022 01:44

    /ALBFIRE/ne komentin tuaj me terhoqi vemendjen fjalia /Se ku votojne eshte ceshtje administrative e jo kushtetuese/.Mendoj qe eshte shume e rendesishme te themi qe shteti duhet t'ju garantoje shtetasve te vet kete te drejte me ligj.Eshte shume e rendesishme qe emigrantet nese duan,te kene te drejte te votojne ne cdo vend te botes,pa qene nevoja te vine ne Shqiperi.Atyre u duhet dhene mundesia qe te votojne ne ambasadat,legatat shqiptare ose me poste.Dy arsye mendoj qe nuk u lejua votimi i emigranteve jashte 1-burokracia dhe kostoja shtese per materialet zgjedhore,sepse duheshin derguar ne ambasada,ose postuar direkt te zgjedhesit si dhe 2- pamundesia e forcave politike per te manipuluar emigrantet.

    Përgjigju
  • Albfire: 28/02/2022 15:55

    Neni 8 i Kushtetutes nder te tjera thote se “Republika e Shqipërisë mbron të drejtat e shtetasve shqiptarë me banim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë kufijve të vet.” Neni 45 I Kushtetutes nder te tjera thote: “Çdo shtetas që ka mbushur tetëmbëdhjetë vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.” Kushtetuta na garanton te drejten per te zgjedhur dhe per tu zgjedhur (votimet). Ne fakt nuk ka shkelje te kushtetutes ne kete pike pasi emrat e personave te cilet jetojne jashte jane ne listen e votuesve dhe njeri nuk i ka penguar te votojne ose ta vene emrin si candidate. Se ku votojne eshte ceshtje administrative e jo kushtetuese. Te shpallen te pa vlefshme zgjedhjet se nuk arriten te vinin nje pjese te votonin, ky nuk me duket argument shume bindes. Nese do te kishte pengesa si per shembull, nje emigrani i eshte hequr emri na lista dhe nuk pranohet te rregjistrohet per te votuar. Ne fakt me shume se problem kushtetues (juridiksion i Gjykates Kushtetuese) eshte nje problem “civil” (juridiksion i Gjykates se Larte), ku kerkuesi mund te argumentoje se Parlamenti ka shkelur procedurat duke zvarritur berjen e ligjeve ose akteve nenligjore per te lejuar votimin jashte Shqiperise. Edhe njehere ose keta jane injorante nga ana ligjore, ose e bejne me qellim per te thene me vone se Gjykata eshte e “kapur”.

    Përgjigju
  • Loi: 28/02/2022 15:02

    Kush e ka derguar ne kushtetuese ÇIm PEKA a?

    Përgjigju
  • Shoqata Cecenia: 28/02/2022 14:46

    Eshte koha per te ngritur nje komision verifikues per Pasaportat Diplomatike te leshuara ne “lukashenko i Shqiperise” Sal Rom Shpella, ne 97-98-n, personave “diasporiks” te quajur Sot. Leta nuk kane asnje ndikim apo vlere, por per opinion do te dalin “far e fis” Berish, “Gazidedet e Gim Shajt”!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori