Itali/ 2 gjykata injorojnë dekretin e Melonit për emigrantët! Gjyqtari në Katania: Egjipti vend i pasigurt, vendosim ne! Dërgohet sërish në GJED

Dy gjykata në Itali kanë vendosur ta injorojnë dekretin e qeverisë italiane lidhur me emigrantët, me anë të cilit u riklasifikuan vendet nga vijnë këta të fundit, në të sigurta ose të pasigurta.

Dekreti i miratuar nga qeveria e kryeministres Georgia Melonit, që synonte të kishte një listë të qartë të vendeve të sigurta për ta bërë të zbatueshëm marrëveshjen me Shqipërinë, po e vë atë sërish në rrezik për shkak se dy gjyqtarë kanë menduar ndryshe.

Një gjyqtar në Katania teksa ka vlerësuar legjitimitetin e ndalimit të një të mituri egjiptian, ka shkruar në vendim se Egjipti nuk mund të konsiderohej një vend i sigurt, ndryshe nga siç listohej nga vendimmarrja e ekzekutivit italian.

Gjyqtari thotë se dekreti i qeverisë Meloni nuk mund ta privojë gjyqtarin të marrë një vendim të tillë, të garantuar nga gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian.

Duke argumentuar se pse Egjipti sipas tij nuk mund të jetë vend i sigurt, Gjyqtari Escher thotë se është një nga vendet ku zbatohet dënimi me vdekje dhe numri i ekzekutimeve është ndër më të lartat në botë. Gjithashtu ka shkelje të lirisë së fesë dhe të drejtave civile, dhunë dhe diskriminim ndaj grave dhe të miturve.

Ndërkohë që edhe një Gjykatë në Romë, teksa shqyrtonte çështjen e një prej 12 personave që më herët u transferuan në Gjadër, e ka dërguar dekretin për vlerësim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, siç më parë kishte vendosur një gjyqtar në Bolonja.

Këto vendime të gjykatave e vënë sërish në dyshim në Itali zbatimin e marrëveshjes së emigrantëve me Shqipërinë, teksa dy ditë më parë u vendos që së shpejti të mbërrijnë në Gjadër emigrantë të tjerë dhe anija “Libra” ka rinisur operacionet 20 milje larg Lampedusa për të mirëpritur refugjatët e shpëtuar në ujërat e Mesdheut.

S.B/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nari: 04/11/2024 20:00

    dashuria meloni - rama e mori divorcin shume shpejt

    Përgjigju
  • emigranti: 04/11/2024 16:56

    vazhdon cmenduria Meloni-Rama. kjo anija harxhon 1000 litra nafte ne ore ...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Nuk luan në Kombëtare

'Të shokuar, s'vlenin aq para për Muçin', ish-zyrtari i Besiktas: Nuk luan në Kombëtare