Turqia dhe Bashkimi Eeuropian kanë arritur një marrëveshje për të kontrolluar ardhjen e emigrantëve në BE. Pas negociatave është rënë dakort që Turqia do të marrë 3 miliardë euro për të menaxhuar situatën e emigrantëve, duke mos lejuar kalimin e tyre për në vendet e BE-së.
 
Po kështu falë marrëveshjes qytetarët turq do të kenë mundësi të lëvizin pa viza në zonën Shengen deri në tetor të vitit 2016. Gjithsesi për lëvizjen e lirë Turqia duhet që të plotësojë disa kushte.

Menjëherë pas arritjes së marrëveshjes kryeministri Ahmet Davutoglu, tha se kjo ishte një ditë historike për marrëdhënien mes Turqisë dhe BE-së.

Më shumë se 720 000 emigrantë kanë mbërritur në Europë deri tani, ku shumica kanë kaluar nëpër kufirin turk. Pjesa më e madhe e emigrantëve janë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.
 
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)