Emigrantët/ Zv.kryeministri italian: Shqipëria shuplakë shteteve që themeluan Europën

Tjetër reagim nga Italia, pasi Shqipëria pranoi 20 emigrantë. Zëvendës-Kryeministri italian Luigi Di Maio shprehet se me vendimin e saj “Shqipëria është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë themeluar atë”. Deklaratën e ka bërë përmes një postimi në rrjetet sociale. Një ditë më parë, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, bëri me dije se Shqipëria do të marrë 20 nga refugjatët e bllokuar në Catania.

“Pas katër ditësh arritëm të gjenin solidaritetin dhe mbështetjen e shteteve si Shqipëria që kanë hapur procesin për të qenë pjesë e BE-së. Por, për mua është shumë më Europë se sa shumë shtete që e kanë themeluar Europën. Dhe i dha një shuplakë morale e politike këtyre europianëve hipokrite që thonë se duhet të ndihmojmë emigrantët, duhet të ndihmojmë Itali e pastaj na perplasin dyert në fytyrë”

Luigi Di Maio

Ai i njeh meritat dhe Iralndës për ndihmën në marrjen e disa prej emigrantëve në anijen e bllokuar nga roja bregdetare italiane, si dhe dhe Kishës, që siç shprehet, “na ka ndihmuar në këto situata”. Edhe Kryeministri italian Giuseppe Conte falenderoi Shqipërinë përmes një postimi të gjatë në Facebook.

Ndërsa Prokuroria e Agrixhentos ka ngritur akuza penale për ministrin e Brendshëm Mateo Salvini, për urdhrin e dhënë për ndalimin e ankorimit në portet italiane të anijeve me refugjatë. Mbi Salvinin dhe kreun e kabinetit të tij rëndojnë akuzat e 'pengmarrjes”, "shpërdorimi i detyrës" dhe arrestimi i paligjshëm. Mësohet se, prokurori Luigi Patronaggio ka shkuar në Romë për të marrë në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme. Ata kanë dëshmuar për më shumë se tre orë. Pas lajmit ka reaguar edhe vetë Salvini. Ai thotë se gjithçka ndodh në vendin e tij është një turp dhe kërkon reformimin e drejtësisë. 

Kujtojmë se emigracioni është një nga çështjet  më nxehta në Itali, ku qindra mijëra njerëz kanë mbërritur që nga viti 2013, për t’i shpëtuar luftës, persekutimit dhe varfërisë në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi. Në bazë të rregullave të BE-së, njerëzit duhet të aplikojnë për azil në vendin e parë që mbërrijnë. Por, qeveria italiane i ka ndaluar gjithnjë e më shumë anijet që të ankorohen në portet e saj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja