Emigrantët, vjen reagimi i parë i PD: Qesharake! Ne morëm 20, Italia strehon mijëra

Emigrantët, vjen reagimi i parë i PD: Qesharake! Ne morëm 20, Italia strehon mijëra

Deputeti i PD, Shehu

TIRANE-Qeveria shqiptare vendosi dje që të pranojë 20 emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, që ishin bllokuar në portin e Catania-s. 24 orë pas vendimit ka ardhur edhe reagimi i parë i opozitës shqiptare për vendimin e qeverisë. Deputeti i PD, Tritan Shehu shprehet në një status në Facebook se Italia nuk ndihmohet duke i marrë 20 emigrantë, pasi sipas tij, ajo po strehon me mijëra. Demokrati thotë se Italinë, Shqipëria mund ta ndihmojmë duke luftuar kanabisin dhe duke goditur bandat e krimin e organizuar.

REAGIMI I PLOTE
Qeveria e Rilindjes, Qeveri e “fasadave” dhe “reklamave” edhe ndaj Italise, por dhe keto vetem ne 3D iluzive..Prej 24 oresh vecse trumbetohet marrja e 20 refugjateve nga Italia, e deklaruar kjo nepemjet fanfareve propagandistike.Qesharake...keshtu u shprehka mirenjohja e Rilindjes ndaj Italine mike, duke e “shpetuar” ate!Italia me bujarine e saj, vlerat e medha qe mbart, rolin e madh qe luan, strehon aktualisht me dhjetra mijra refugjate....ne po i marrim 20!Bravo Bushati apo Rama qofte!

Vleresimi per Italine e pa zevendesueshme per ne duhet te shprehet duke cilesuar rolin e saj ashtu sic eshte ai ndaj nesh, “ thelbesor” dhe jo duke e klasifikuar ate nepermjet katerkendeshave idiotesk te diplomacise se Rilindjes, si vetem nje “prezantuese e Shqiperise ne Mesdhe” dhe nderkaq duke kthyer fytyren nga Lindja.

Respekti per Italine nuk shprehet duke shkaterruar trashegimine kulturore, urbanistike, strukturore te ndertuar nga specialistet me te mire italiane dhe boterore para e gjate Luftes tek ne, vepra keto qe na lidhin vecse me Perendimin.

Dhe “dashurine” ndaj Italise strategjike kjo Rilindje kerkon ta shprehe me 20 refugjate, pa shpjeguar se perse ne 5 vite nuk ka asnje investim te ri italian ne Shqiperi.

Italine ne mund ta ndihmojme jo duke i marre 20 refugjate, por duke luftuar kanabisin qe na ka kthyer ne furnizuesin Europes, nepermjet Italise kryesisht, duke mos u bere “autostrade” e kokaines e heroines drejt Italise, duke goditur krimin tone te organizuar, qe po i krijon kaq shume probleme Italise fqinje etj.

Qesharake kjo e vetem nje farse e Rilindjes....gjithmone ne 3D edhe kjo.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eno: 27/08/2018 01:21

    Ik ti ore plak matuf do ishte 100 her me mir Roland bejko ne vendin tend deputet po si gjithmon luli ben zgjedhjet e gabuara dhe te vendosinty deputet partia e lulit e deshtuar

    Përgjigju
  • Lushnjar!: 26/08/2018 18:09

    Ketij i mungokan Lushnjaret e 97-tes!

    Përgjigju
    • bledi: 27/08/2018 03:43

      ke fol me vend

    • Ceço me Biçak: 26/08/2018 23:24

      Ata lushnjaret e preshit e ke fjalewn o Lushnjar?

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh