Në një kohë kur ka shpërthyer debati politik dhe kritikat e ndërkombëtarëve mbi pjesëmarrjen e personave të inkriminuar në listat e kandidatëve të të zgjedhurve vendorë, nga përtej Adriatikut vjen një historia e kryebashkiakut të Cërrikut. Mediat italiane i kane bërë një profil të emigrantit që udhëtoi 17 vite më parë drejt Breshias me gomone, por që sot ka marrë drejtimin e bashkisë së qytetit të tij.
....
Më 21 qershor për Altin Toskën u shfletua një faqe e re. Njeriu që 17 vjet më parë udhëtoi me gomone drejt Italisë, këtë verë u rikthye përfundimisht në vendin e tij të lindjes në Cërrik me një tjetër mision: Drejtimi i bashkisë. Kështu, 39-vjeçari u bë kryebashkiaku i parë që mori një post zyrtar, pas eksperiencës si murator apo kamerier gjatë viteve të emigrimit në Brescia të vendit fqinj.
Në një intervistë për mediat italiane Toska u shpreh se iku nga Shqipëria në vitin 1998 pa iu treguar asgjë prindërve, si dhe duke marë përsipër rrezikun e mbytjes në det. Toska ishte vetëm 22 vjeç kur mori në dorë “frenat” e jetës së tij nën moton “T’ia mbathësh për një jetë më të mirë”..
/Shqiptarja.com

VIDEO