Një emigrant shqiptar tha se i është bashkuar protestës me synimin për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama. Ai iu sugjeroi protestuesve që të bllokojnë aeroportin e Rinasit dhe portet dhe Ramën ta rrëzojnë brenda një muaji. Madje sipas tij, ta shpallin edhe non grata.

“Do rri këtu derisa të rrëzojmë diktatorin e fundit në Europë. Ne duhet ta rrëzojmë brenda 1 muaji, bllokojmë aeroporte, porte, kuvend, kryeministri. Të bllokojmë gjithçka se nuk ikën ky, është si Vuçiç, nuk e lëshon. Të nxjerrin non grata 4 persona, Edi Ramën, Linda Ramën, Belinda Ballukun dhe Taulant Ballën”, tha ai.


Lajmi kryesor:

Protesta/ Qytetarët këmbëngulin në kërkesat e Goxhajt drejtuar qeverisë! Sulme edhe ndaj Haradinajt dhe Ali Ahmetit! Ndalojnë te selia e PD: Opozitë e shitur