Emigranti shqiptar: Si abuzuan me
mua dhe dy danezë në Fie

Emigranti shqiptar: Si abuzuan me<br />mua dhe dy danezë në Fie
KOPENHAGEN - Ai është një emigrant shqiptar, që jeton në Danimarkë që nga viti 1995. Në një shëtitje që bën për në Shqipëri, i shoqëruar nga dy miq danezë, njëri madje gazetar, i sjellë për të promovuar Shqipërinë turistike “iu prishet shija” nga sjellja e pahijshme dhe abuzimet financiare ndaj tyre, thjesht prej parkimit keq të makinës.

Emigranti shqiptar, të cilin për arsye privatësie po e lëmë anonim, bën krahasime dhe qahet në letër, teksa zbulon se sa shumë abuzive është në Shqipëri fakti që automjetet e parkuar keq transportohen me karrotrec, kur shumë mirë mund të bllokoheshin rrotat deri në pagesën e gjobës. I duket shumë abuzive edhe që të vihen gjoba aq të larta, si 13500 apo edhe 8000 leke të reja, siç i morën atij, kur në Danimarkë gjoba është sa gjysma e një dite pune. E abuzim gjithashtu edhe me mënyrën krejt pa edukatë me të cilën atyre iu drejtuan.

"Më shton pakënaqësinë fakti, që Fieri ka një kryebashkiak socialist, që nuk ka vënë një gur në Fier, perveçse një damkë, si kjo që firmat e një të kërkuari nga drejtësia në anën tjetër të Adriatikut, vjedhin në mes të ditës qytetarët", thotë emigranti.

Për të gjitha detajet, ai i shkruan një letër medias “Shqiptarja.com”, duke shtuar edhe fjalët: “Me shpresën se do ta botoni”. Më poshtë mund të lexoni letrën e plotë të emigrantit. 
  
LETRA E EMIGRANTIT: SI ABUZUAN ME MUA DHE DY DANEZËT NË FIER
Arsyeja që po ju shkruaj është se në Fier më ndodhi një ngjarje e pakëndshme, per me teper qe isha ne shoqerine e dy miqve te mi daneze, njeri gazetar.
 
Me date 19 korrik, ndalojme ne Fier ne shetitoren kryesore te qytetit dhe vendosim te pushojme pak ne bar Rinia.
 
Shikoj per te famshmit roje te parkingut, por nuk ishte askush. Vendosim te shkojme te pime diçka. Makina me targa daneze.
 
Itinerari duhej te vazhdonte me tej per ne Apoloni, dhe ne bregdetin jugor, meqe miku im deshironte te shkruante dicka me lidhje me mundesite e kampingut ne Shqiperi. Mbas rreth 70 minutash kur kthehemi, nuk gjejme makinen. U alarmova dhe vendosa te telefonoj policine, por nje i moshuar me nderpreu dhe me keshilloi te flas me nje roje parkingu pak metra me tej.
 
I drejtohem, dhe ai me jep nje nr telefoni 0674045135, duke me treguar se kane qene ata te grupit te Mondit, se ata jane te tmerrshem dhe i kane shume qejf te huajt. Pasi marr ne telefon, me nje mungese te llahtarshme edukate, pohojne se kane mjetin tim, dhe do vinin te me merrnin.
 
Vijne me marrin, dhe me thone se duhet te paguaj 13500 leke , por ma ulen ne 8000 leke te reja.
 
Miqte e mi qe u shqetesuan, zune te buzeqeshin kur me pane dhe episodi u be objekt barcalete, bashke me lutjet e mia te meparshme per promovim te bukurive te Shqiperise ne mediat daneze, gje e cila na kushton disa mijera euro ne vit, te pakten keshtu thone "ustallaret e turizmit".
 
Me duket shume abuzive qe mjeti te transportohen me karroatrec, kur shume mire mund te bllokohet rrota deri ne pagesen e gjobes.
 
Njekohesisht, eshte abuzive taksa qe merret per kete. Nese verejme qe cmimi i nje bilete eshte 50 leke, nuk ka logjike te merren 13500 apo qofte edhe 8000 leke sic me moren mua.
 
Me shton pakenaqesine fakti qe Fieri ka nje kryebashkiak socialist, qe nuk ka vene nje gur ne Fier, pervecse nje damke si kjo qe firmat e nje te kerkuari nga drejtesia ne anen tjeter te Adriatikut, vjedhin ne mes te dites qytetaret.
 
Sa per krahasim nje ore parking ne mes te Kopehagenit ne zonen me te shtrenjte, kushton 29 krone daneze, por gjoba per mospagim eshte 560 kr daneze, afersisht 75 euro, qe jane gjysem dite pune.
 
Nuk besoj se ne kete vend eshte dikush qe me pune te ndershme mund te beje aq para per gjysme dite pune.
 
Ne jemi qytetare te thjeshte qe nuk deshirojme te vidhemi ne mes te dites, nga njerez me masken  e pushtetit dhe licencave.
 
Duke shpresuar se do ta ngrini si problem.
 
Nderimet e mia


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen

Presidenti Macron: Do të angazhohem personalisht për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit! Ftoj popullin serb të zgjedhin paqen