TIRANE- Denoncohet live në ’’Pa gjurmë’’ vrasja nga dy rusë e një shqiptari në Suedi më 27 shtator të këtij viti. Trupi i pajetë i Sokol Sulaj ndodhet në morgun e spitalit, në Sundsvall.
"Është vrarë në një qytet. Është vrarë nga rusë. Ka qenë një grindje në një kamp dhe personi që ka vdekur e ka emrin Sokol Sulaj. Unë flas në emër të motrës së vet. Familja është në dijeni. Ai ka vetëm një motër, nuk ka qenë as i fejuar, as fëmijë nuk ka. Shqiptarët kanë mbledhur fondin për ta kthyer në Shqipëri. Që nga dita kur është vrarë ai ndodhet në morg", është shprehur në një lidhje telefonike për Report Tv emigranti.
Trupi i pajetë i një shqiptari të vrarë 3 javë më parë në Sundsvall të Suedisë gjendet ende në morgun e spitalit. Rasti u denoncua live në ’Pa gjurmë’, nga një emigrant kosovar duke iu bërë thirrje familjarëve. Sokol Sulaj i ditëlindjes 1972, 47 vjeç, nga Saranda, u vra nga dy emigrantë rus më 27 shtator.
Tashmë ka nisur në Suedi një fushatë nga emigrantët shqiptarë për të mbledhur paratë, që trupi të kthehet në atdhe. Ndërsa ende nuk ka asnjë reagim nga Ambasada e Shqipërisë në Suedi, kur ka afro 22 ditë që ky shtetas shqiptar ndodhet në morgun e spitalit të qytetit Sundsvall .
Para se të ndodhte kjo ngjarje, ’’Pa gjurmë’’ mëson se viktima i kishte kërkuar Zyrës së Emigracionit Suedez, që t’ i ndryshonte dhomën, pasi dy shtetasit rus e kishin kërcënuar më parë shqiptarin nga Saranda, dhe më pas e kanë eleminuar, duke e mbytur.
.jpg)
.jpg)
.jpg)
Viktima Sokol Sulaj
Komente











Po pse ç'fare kerkoni nga ato qylaxhinj e dallkauke qe su ka thene kush puna e mbare ne jete. Ata jane aty per ta gezuar jeten me te ngrena e te pira, udhetime e darka e dreka e te tjera qejfe plot. Sa per pune, aha, te puthte milua ne dy faqet. Ka kush punon. Ka plot qyqare e hallexhinj qe rropaten... Ne fakt keshtu ka qene gjithmone, te zgjuarit jetojne ne kurriz te te shkreteve 'budallenj'...
PërgjigjuPersoneli i ambasadave eshte vetem për të marë lek qyl, kot fare. Hanë pine e rrine gjith diten dhe po tu thuash së deshiron të besh pasapaorte të re, të thonë: “ ne nuk e bejme ketu, shko në Shqiperi” . As nuk u rruhet fare!
PërgjigjuKy muhabet ka 50 vjet nuk eshte fenomen i ri mos harro dhe 500 euro po deshe me ta bo me mik.