Emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, media britanike: Bandat bashkëpunojnë me kurdët! Emigrantët që s’paguajnë tarifën rrezikojnë të vriten

Emigrimi i shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe, media britanike: Bandat bashkëpunojnë me kurdët! Emigrantët që s’paguajnë tarifën rrezikojnë të vriten

Foto ilustruese

Emigrantët shqiptarë janë kthyer në një nga temat më të nxehta të ditëve të fundit në Britaninë e Madhe. Një artikull i fundit i medias britanike ‘Daily Mail’ tregon rrjetin e trafikut të emigrantëve nga Shqipëria dret Britanisë duke shpjeguar se kalimin në kanalin e La Manshit e bëjnë kurdët.

Sipas investigimit të ‘Daily Mail’, emigrantët duhet të paguajnë 4300 paund për udhëtimin dhe fotografohen për t’u siguruar se paguajnë tarifën sapo futen në tokën britanike.

Shqiptarët rezervojnë hotele të lira ndërsa ata që janë më të varfër, i drejtohen kampeve, shkruan media britanike. Ndërsa detajet e kontaktit i kalojnë kurdëve dhe kushdo që nuk paguan tarifën e kërkuar, rrezikon të ndiqet dhe të vritet në Mbretërinë e Bashkuar. 

Shkrimi i Daily Mail:

Rritja e emigracionit ilegal nga Shqipëria në Mbretërinë e Bashkuar, po nxitet nga një rrjet shumë i suksseshëm i kontrabandës së qenieve njerëzore, të cilët përfshijnë bandat shqiptare dhe ato kurdë në Francë.

Këto janë gjetjet e një hetimi, teksa mësojmë se emigrantët udhëtojnë nga Shqipëria drejt Francës veriore, aty ku rezervojnë në disa hotele të lira në Dunkirk. Ata presin atje derisa të krijohen kushtet e mira atmosferike për të udhëtuar.

Ndërsa hipin në gomone, “gangsterët” i fotografojnë për t’u siguruar që ata të paguajnë tarifën prej 4,300 paund për udhëtimin.  Gazeta britanike ka kontaktuar me burime zyrtare dhe me vetë emigrantët për të krijuar një pamje më të qartë sesi shqiptarët po arrijnë në Britaninë e Madhe.  

Më shumë se 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në MB deri më tani këtë vit – rreth 10,000 prej të cilëve mendohet se janë të rinj beqarë. Udhëtimi i tyre shpesh fillon në zona më të varfra si qyteti i Kukësit në verilindje të vendit, ku deri në një e treta e njerëzve të moshës 16 deri në 29 vjeç janë të papunë. Kontrabandistët i reklamojnë shërbimet e tyre në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, dhe pasi të kenë rekrutuar dikë, i lidhin me disa shqiptarë të tjerë në Francën veriore.  Në këtë pikë, ato do t’u kalohen gangsterëve kurdë që drejtojnë kalimet me gomone për në Mbretërinë e Bashkuar. 

Shqiptarët kanë shijuar udhëtimin pa viza me BE-në që nga viti 2010, duke lejuar shumicën e emigrantëve të arrijnë në veri të Francës me fluturime përmes qyteteve si Barcelona dhe Brukseli. Pasi kanë mbërritur pranë bregut të Kanalit, shumica rezervojnë hotele të lira, ndërsa më të varfërit bashkohen me azilkërkuesit nga vendet e tjera në kampet jashtë Calais. 

Këtu, detajet e kontaktit të tyre u kalohen bandave kurde, të cilat japin detaje se kur dhe ku të takohen për kalimet e tyre përmes aplikacioneve të koduara ËhatsApp ose Telegram. Emigrantët ose familjet e tyre ose paguajnë trafikantin që fillimisht i rekrutoi ata nga jashtë, ose ndërmjetësin në Francën veriore.

Shqiptarët që gjejnë emigrantët e paligjshëm, zakonisht merrnin një komision nga 1000 deri në 2000 £, disa prej të cilave shkojnë edhe për bashkëpunëtorët e tyre në Shqipëri. Për të siguruar pagimin e çdo fondi të papaguar, bandat kurde fotografojnë çdo migrant dhe pasaportat e tyre. Emigrantët thanë se kushdo që kalon nëpër kontrabandistët e njerëzve rrezikon të ndiqet dhe të vritet në Mbretërinë e Bashkuar. 

Një tjetër burim në Francë tha: “Është një model shumë i suksesshëm. Nuk kemi parë asnjë përleshje apo vrasje mes shqiptarëve dhe kurdëve.”   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion