Përplasja e kryeministrit Edi Rama me sekretaren e Brendshme britanike, Shabana Mahmood për dëbimin e 700 familjeve shqiptare nga Britania e Madhe, ka bërë jehonë edhe në mediat britanike. Kreu i qeverisë kritikoi retorikën e zyrtares britanike, ndërsa i kujtoi se shqiptarët janë kontribuues të ekonomisë vendase.
BBC shkruan se kryeministri shqiptar e akuzoi Mahmood për "stereotipe etnike" dhe shifrën për 700 familjet shqiptare e cilësoi si një "pikë statistikore në oqeanin e sfidave të Britanisë pas Brexit-it". Transmetuesi publik britanik thotë se të dhënat zyrtare tregojnë se Mbretëria e Bashkuar ka deportuar më shumë se 13 mijë njerëz në Shqipëri që nga nënshkrimi i marrëveshjes në vitin 2022, të cilën Rama, e cilësoi si një "partneritetet më të suksesshme të Evropës për migracionin e paligjshëm".
Më tej, BBC ndalet edhe te përplasja e Ramës më Nigel Farage për emigrantët, ndërsa vë theksin edhe te vizita e Keir Starmer në Tiranë në muajin maj, të cilit Rama i tha se nuk do të pranonte "qendra kthimi" në Mbretërinë e Bashkuar për azilkërkuesit e refuzuar nga vendet e tjera.
Ndërsa "The Guardian" flet për tensione mes dy qeverive pas përplasjes së djeshme. Sipas britanikes, "një burim nga qeveria shqiptare tha se kishte tensione në rritje midis qeverive të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht bashkëpunimit të suksesshëm mbi politikat e imigracionit."
"Sulmi i Ramës ka shkaktuar gjithashtu shqetësim në Whitehall, sepse Ballkani Perëndimor shihet si një rrugë kryesore tranziti për azilkërkuesit që përpiqen të arrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.", shkruan The Guardian.
Media britanike citon edhe Andi Hoxhaj, bashkëpunëtor nga Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara (RUSI), i cili akuzoi gjithashtu qeverinë britanike se po shënjestron dhe veçon shqiptarët në retorikën e saj.
"Kjo retorikë duket se lidhet gjithnjë e më shumë me përpjekjen e qeverisë për të riinterpretuar ose reformuar dispozitat e KEDNJ-së mbi të drejtat e familjes – duke përdorur shqiptarët si shembull për të bërë një argument më të gjerë politik, siç kanë bërë Reformistët dhe Konservatorët duke përdorur shqiptarët si shembull. Duke përmendur konkretisht Shqipërinë, sekretarja e brendshme po i përgjigjet gjithashtu mesazheve të Farage, pasi ai i ka bërë shqiptarët një pjesë qendrore të retorikës së tij.”, tha Hoxhaj.
Media britanike citon mes të tjerash edhe një reagim nga ministria e brendshme britanike:
"Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Ne e mirëpresim partneritetin me Shqipërinë për kthimet. “Megjithatë, sot mijëra familje që nuk kanë marrë azil janë të bllokuara në strehim dhe mbështetje me shpenzimet e taksapaguesve, pavarësisht se vendi i tyre i origjinës është plotësisht i sigurt. Qeveria nuk kërkon falje që ka filluar të zhvendosë familjet në shtëpi.”, thuhet në shkrim.
Po ashtu, edhe sekretari i Shëndetësisë, Wes Streeting pranon se nuk ndihet rehat me deportimin me forcë të familjeve sipas planeve të migracionit por shtoi se është gjëja e duhur për tu bërë. Kur u pyet nëse ndihej rehat me këtë politikë që disa deputetë laburistë e kundërshtojnë, ai tha: "Rehat? Jo. Por a është gjëja e duhur për t'u bërë për vendin? Po."
The Guardian përmend se kërkesat për azil nga shqiptarët mbeten të ulëta dhe se ka pasur një rënie prej më shumë se 90% të mbërritjeve nga Shqipëria me varka të vogla që nga viti 2022.
Për reagimin e Ramës shkruan edhe "The Independent", duke përmendur edhe përplasjen me sekretaren e mëparshme të brendshme britanike, Suella Braverman, të cilën e akuzoi për “nxitje të ksenofobisë dhe shënjestërim, duke veçuar një komunitet” kur ajo shënjestronte emigrantët shqiptarë.
Komente











Britaniket jane ne shtepine e tyre,kane ose jo te drejte,kjo eshte ceshtje tjeter,por ata jane ne shtepine e tyre e mund te bejne si te duan.Sa per ate qe shqiptaret jane kontribues ne ekonomine britanike,kjo vlen vetem per ata qe jane mireintegruar e bejne pune te ligjshme,jo per kriminelet qe ruajne,apo ujisin kanabisit ne shtepite e barit.Nese Rama e ka patur fjalen vetem per ata 700 te mjere qe do te debohen,nese kane kontribuar ne ekonomine britanike,me cfare,si lares makinash,apo kamarjere,apo pastrues,te mos harrohet qe jane pa leje pune e vetem nese kane punuar kane kontribuar,por perkundrazi,nuk mendoj se kane punuar.Kane ardhur,ilegalisht,kane bere kerkese per azil,i kane mbyllur ne hotele e qev.e GB u paguan hotelin,ushqimin,veshjen,asistencen juridike,pa punuar asnje dite.Ku eshte kontributi ekonomik i tyre ketu?! Do te doja qe Rama te mos trazonte keto ujera,te ishte me modest,me pak /cocky/,ne te fundit keta njerez u detyruan te shkojne ne GB per nje jete me te mire,per nje jete qe vendi i tyre nuk ua siguron dot.
PërgjigjuSHQIPTARET E TU DHE TE MI EDI RAMA E MBUSHEN ANGLINE ME DRAGE...CFARE DO TI TE TE JAPIN MEDALJE PER SHITJE DROGE.....KETE DO TE JAPIN SHKELMIN..BILES BEJNE PAK..SE NE MERITOJME DEBIMIM NE NUMER ME TE MADH....PER DEMIN SHENDETSOR QE JU KRIJOJME ANGLEZEVE...KUR TE SHESIN TE GJITHE O EDI RAMA ME MIRE SHKO VETE NE BURG......
PërgjigjuAnglia kërkonte një Gjadër tjetër gjë që Rama nuk e pranoi tani po marin hak....
PërgjigjuPo mire tu behet anglezeve se i kane pushtuar afrikanet pakistanezet e lloj lloj rrace edhe ankohen nga shqiptaret me familje aty
PërgjigjuPo ty çfare race te duket vetja,te pakten ata e kane nje kod,po ti?????Ata shkojne dhe punojne,por dhe ne Shqiperi neper kafe i sheh te rinjte dhe me makina klas
Une nuk kam qene dhe nuk kam per te shkuar ndonjehere ne Angli! Ministrja Shabana duket qe eshte 100% Angleze dhe me sakt Skoceze!
Përgjigjume gjak mbreteror madje hahahah keta lloj e kane pushtuar angline pakisntaneze e indiane e afrikane