Emigroi drejt SHBA-së, la nusen me një djalë/ Familja Habibasi kërkon rrënjët biologjike

Në kërkim të rrënjëve biologjike. Një familje nga fshati Gjerbres i Skraparit kërkon trashëgimtarët e familjes. Gjyshi nga babai quhej Syrjah Sadik Hebibasi dhe mendohet se ka lindur rreth viteve 1900-1905. Ai u martua me Hatixhenë dhe bashkë lindën djalin e vetëm Adem Syrjah Hebibasi i cili ishte babai i babit.

Ai u lind më 6 nëntor të vitit 1930 ndërsa në gjendje civile ishte regjistruar dy vite i rritur në moshë. Syrjahi emigroi për herë të parë rreth viteve 1925-1928. Ai u vendos ne Detroit të SHBA-ve. I nisur me anije nga Turqia me një shok të quajtur  Mestan i cili ishte nga fshati Zhepe i Skraparit. Ky i fundit pati ardhur 3 herë në Shqipëri gjatë këtyre viteve. Ai i kërkoi bashkëshortes së Syrjahit ta merrte me vete në Amerikë, por ajo nuk praboi ti lë prindërit e bashkëshortit vetëm. Syrjahi pati një hatër mbetje me prindërit ndaj nuk i merrte dot në Amerikë, për fakstin se motra e tij u fejua me një tjetër person në Shqipëri, kur Syrjahi I kishte dhën fjalën shokut të tij nga Kolonja e Ersekës se do ti jepte motrën. Familja ka mund të marrë pak informacione lidhur ne mënyrën e jetës së tij në Amerikë,  ku ai ishte martuar me vajzën e një bankieri në Detroit me të cilën patën dy 2 djem dhe një vajzë.

Ndërsa e shoëja që nbeti në Shqipëri nuk u martua kurrë. Nga mosha e tij  Syrjahi nuk jeton më. Në Amerikë njihej me një tjetër emër. Por sot ai ka lënë pasardhës të tij, të cilët rrënjët shqiptare kërkonë në ridhin kontaktet. Është kjo historia që vjen në Pa gjurmë dhe na rikthen pas në kohë, vite të largëta në kërkim të gjenezës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet

Lezhë, shtëpia muze e ‘Mlikjave’ rrezikon që të shembet