KORCE- Emiliano Muharremi është zgjedhur kryetar i Partisë Socialiste në Korçë. Me një distancë të ngushtë prej tre votash nga kandidatja e renditur në vendin e dytë Muharremi u shpall kreu i PS në këtë qark.

Ai rrëmbeu 98 vota, duke marrë besimin e socialistëve të Korçës për një tjetër mandat. Ndërkohë Petrita Tollkuci mori 95 vota, Nada Bandilli 31 vota, ndërsa tre vota u shpallën të pavlefshme.

Nga 238 anëtarë në procesin për zgjedhjet e kreu PS Korçë, morën pjesë 227 prej tyre. Sot ishte edhe dita e fundit e zgjedhjeve brenda partisë socialiste.

1579115957_zgjedhjet.jpg

Procesi i numerimit te votave