Izolimi në 41-BIS/ Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kallëzojnë penalisht Arta Markun dhe Donika Prelën për shpërdorim detyre

41 bis përfundon në gjykatën kundër krimit e korrupsionit pasi të izoluarit në këtë regjim kundërshtojnë kushtet në të cilat ata po jetojnë brënda qelive të rrepta. Mes personave që kërkon nga gjykata të anulojë urdhërin e ministres së drejtësisë për vendosjen në 41 bis është edhe gilmando dani. Seancat për shyqrtimin e këtij ankimi janë shtyrë për të katërtën herë, ndërsa Dani rezulton një nga 7 të izoluarit e parë mes tyre, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja, Endrit Zela si dhe Arbjon Aliko e Genci Balla.

Këtë të mërkurë Dani dhe Emiljano Shullazi kanë depoziruar pranë SPAK edhe një kallëzim ndaj ish kryeprokurores Arta Marku dhe ish drejtueses së krimeve të rënda Donika Prela. Sipas Gilamndo Danit dhe Emiljano Shullazit ata kanë përfunduar në këtë regjim pas materialit që Donika Prela ka referuar në ministrinë e drejtësisë.

’’ Prokuroria e Posacme per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është krijuar në datën 19 Dhjetor 2019, kur tetë prokurorë të emëruar në SPAK jane betuar para Presidentit të Republikës së Shqiperisë. Në rastin e të dy Urdherave te Ministrit te Drejtesise, kërkesa dhe inicimi i procedurës është bërë nga Drejtuesja e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Parë për Krimet e Renda, e kallëzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencën për të inicuar një proçedurë të tillë‘‘, shkruhet në kallëzimin e tyre.

Po sipas tyre këtë tagër Prelës ja ka dhënë Arta Marku, në një kohë kur kushtetuta e ligji kërkon që kërkesën për vendosjen në 41 bis e bënë drejtuesi i SPAK. Më tej në kallëzim ata shtojnë se në kohën kur Prela e Marku ishin në postet e tyre, SPAK ende sishte krijaur çka sjell pavlefshmëri të materialit që Prela ka referuar duke kërkuar izolimin e tyre në 41 bis.

"Ne, kallëzuesit, Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, jemi duke u gjykuar ne Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë.

Me Urdherat respektive Nr. 253 dhe 255, date 28.07.2020, te Ministrit te Drejtesise, jemi vendosur ne regjimin e posaçëm te ushtrimit të të drejtave, në burgun e sigurise së lartë pranë Institucionit  te Ekzekutimit te Vendimeve Penale “ Jordan Misja”, Tirane. Urdhërat e Ministrit të Drejtesise, janë ankimuar ne Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si të kundraligjshëm dhe abuzive.

Vendimmarrja e Ministrit të Drejtësise buron nga e drejta qe i jepet atij nga ligji nr.108/2018 “Për nje shtese ne Ligjin Nr.8328, date 16.041998 “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, (me ligjin Nr.81/2020, ne daten 25.06.2020, Kuvendi i Shqiperise ka miratuar ligjin e ri “Per te drejtat dhe trajtimin e te denuarve me burgim dhe te te paraburgosurve”, duke shfuqizuar ligjin e vjetër Nr.8328, date 16.04.1998).

Sipas ligjit të kohës kur kanë dalë Urdhwrat e Ministrit tw Drejtwsisw, por edhe sipas ligjit te ri, ky i fundit vepron mbi kwrkeswn e arsyetuar e cila duhet t’i paraqitet Ministrit nga Drejtuesi i Prokurorise se Posacme.

Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është krijuar në daten 19 Dhjetor 2019, kur tetë prokurorë të emëruar në SPAK jane betuar para Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ne rastin e të dy Urdhërave të Ministrit të Drejtësisë, kërkesa dhe inicimi i procedurës është bërë nga Drejtuesja e Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare per Krimet e Renda, e kallzuara Donika Prela, e cila nuk e kishte kompetencen per te inicuar nje procedure te tille. E kallzuara Donika Prela, e mbështet kërkesën e saj ne Udhezimin Nr.2, date 24.05.2019 te Prokurorit te Pergjithshëm te Perkohshëm ne ate kohe, te kallzuares Arta Marku.

E kallzuara Arta Marku, ne kundërshtim me përmbushjen e rregullt te detyrës nga ana e saj, ne shkelje te Kushtetutes se Republikes se Shqiperisë, ka nxjerre Udhezimin Nr.02, date 24.05.2019 Per zbatimin e ligjit lidhur me Regjimin e Posacem ne Burgun e Sigurise se Lartë", thuhen mes të tjerash në kallëzim.

( Kliko këtu ) Kallzimi i plotë

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Meni: 14/10/2020 13:51

    Shum padrejtësi. Me ndrrimin e pushtetit, opozita duhet ti lëroj këta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën

Bardhi përplaset me Policinë: S’kemi ardhur për dhunë, devijoni trafikun! S’do e bëj tubimin në ballkon shtëpie! Policia: Lironi rrugën