Reperi i njohur Kanye West ka marrë sërish vëmendjen për shkak të festës së ditëlindjes së 46-të ku serviri sushi në trupin e disa vajzave të zhveshura.
Pamjet kanë bërë xhiron e rrjetit dhe mes komenteve për degjenerim, njerëzit kanë vlerësuar të neveritshëm faktin që pjesë e ditëlindjes së shthurur ishte edhe e bija 9-vjeçare.
Teknika quhet sushi nga trupi, nga japonishtja, ku ushqimi serviret nga trupi i një gruaje e cila duhet të jetë e zhveshur.