Të jetosh në një zonë të thellë të Shqipërisë nuk të bën më të padukshëm nga bota e civilizuar ku jeta rrjedh vrullshëm e ku koha matet shpesh me dypunësimet 8 orarëshe. 14.9 km larg qendrës së Matit dhe 110 km në distancë rrugore nga Tirana, banon familja Alimeri.
Nuk bëjnë asgjë të ngjashme me banorët e qyteteve të Shqipërisë e aq më pak me kryeqytetasit. Jeta e tyre zhvillohet brenda një oborri shtëpie. Aty i kanë të gjitha. Ushqimin, monotoninë, kënaqësinë e detajeve të përditshmërisë, pikpyetjet dhe përgjigjet për të nesërmen.
E kush mendon se të jetuarit në natyrë i ka shkëputur nga teknologjia dhe trendet e botës virtuale, gabohet. Ata patën një ide: të shndërrohen në fermerë YouTube. Dhe e realizuan. Nuk disponojnë fjalën e fundit të teknologjisë e as nuk rrethohen nga profesionistë të fushës. Me mendjen e tyre dhe duke iu referuar modeleve të ngjashëm nëpër botë, fermerët nga Kurdaria u shndërruan në youtuber, ndoshta të vetmit në Shqipëri të këtij lloji.
Sot bota e tyre e vogël, tregohet në dritaren e madhe të platformës digjitale, duke ngjallur kureshtje e interesin e një publiku ndërkombëtar, madje edhe duke ndërvepruar me youtubera në shtetet e tjera.
Të gjithë hapat që ndoqën dhe suksesin e arrirë me durim hap pas hapi, familja Alimeri e rrëfen në mini-dokumentarin “Një nga ne” në Report Tv. Klikoni link-un në YouTube për të zbuluar historinë e familjes nga Kurdaria.
Edhe Ju mund të na bashkoheni me historinë tuaj duke na shkruar në [email protected].
“Një nga ne” transmetohet çdo të mërkurë në orën 20:00 në Report TV!
Komente













E kjo esht nje mrekulli posedojn keta Fermer Restaurant apo ndonje vend ku Mund te shkoj njeriu per te shijuar ket mrrekulli ju Urojm ketyre Fermerve jet te gjat dhe te shendetshme ju Faleminderit Respekt
Përgjigju